E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Anëtarë të Komisionit kanë qenë vëllezërit Xhon dhe Robert Kenedi. Gjatë marrjes në pyetje Robert Kenedi ka deklaruar se do të kujdeset që mafiozi të deportohet nga SHBA-ja.
Në selinë e KB-së u promovua libër i ri për vrasjen e Xhon Kenedit
Një libër i ri, kushtuar vrasjes së ish presidentit amerikan Xhon.F. Kenedi, u promovua në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Në librin e gazetarit amerikan Stefano Vakara përshkruhet edhe një version për atentatin më të njohur në shekullin 20. gjegjësisht se ai është kryer me urdhër të bosit të mafias nga Luziana, Karlos Marçelo, i njohur si Njeriu i vogël.

Autori pohon se konflikti mes mafiasë dhe familjes Kenedi ka filluar në mars të vitit 1959, kur Marçelo është marrë në pyetje para komisionit senator, i cili e ka hetuar shantazhin dhe krimin e organizuar.

Anëtarë të Komisionit kanë qenë vëllezërit Xhon dhe Robert Kenedi. Gjatë marrjes në pyetje Robert Kenedi ka deklaruar se do të kujdeset që mafiozi të deportohet nga SHBA-ja.

Më vonë në vitin 1960 Marçelo ka dhuruar 500 mijë dollarë për fushatën parazgjedhore të republikanit Riçard Nikson, rival kryesor i demokratit Xhon Kenedi në zgjedhjet presidenciale.

Marçelo ka qenë i vetëdijshëm se nëse klani Kenedi vjen në pushtet, do të merret me luftën kundër mafias dhe kundër tij personalisht, thekson autori në libër.

Karlos Mançero është arrestuar dhe dërguar në Guatamalë në prill të vitit 1961, tre muaj pasi Xhon Kenedi e ka ndërmarrë funksion, ndërsa vëllai i tij Robert funksionin prokuror kryesor.

Stefano Vakara përkujton se pas atentatit më 22 nëntor të vitit 1963 në Dallas dëshmitarë rrëfejnë se kanë dëgjuar të shtëna nga ana, e cila është në drejtim të kundër nga vendi në të cilin gjendej atentatori zyrtar Li Osvald apo njëkohësisht nga të dy anët.

Publikuar: 21.11.2013 | 15:17
Lexuar: 1028 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime