E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne tani më disa herë kemi komunikuar planet tona afatgjate dhe pa marë parasysh çka ka ndodhur pardje, ne nuk kemi ndryshuar planet tona afatgjate
Walther: Në ndeshjet e mbetura të fitojmë sa më shumë pikë
Flet drejtori i përgjithshëm i KF Shkëndija, Mathias Walther


Drejtori sportiv i KF Shkëndija, Mathias Walther, ka folur pas eliminimit të skuadrës së tij kundër Bregallnicës, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Sipas tij, Shkëndija është munduar të fitoj, por edhe fati s’ka qenë me ta. Walther ka siguruar se nga dimri do të ketë shumë ndryshime pozitive te Shkëndija.

Si e komentoni eliminimin nga Kupa e Maqedonisë, ku kishit plane të mëdha për të fituar trofeun?

Mathias Walther “Së pari dua të uroj Bregallnicën për kualifikimin në gjysmëfinale. Sipas lojës së treguar në Tetovë ata merituan këtë rezultat dhe ne u urojmë shumë fat në garat e mëtejshme të Kupës. Sa i përket eliminimit tonë, ne jemi të vetëdijshëm se kishim një shans të madhe dhe unë mendoj se secili kishte mundësi të shof se ne u mundam të fitojmë me gjithë arsenalin që kishim në dispozicion. Mirëpo pak edhe fati nuk na ndihmoi dhe njëkohësisht me katër lëndimet e paralajmëruara ishte e qartë de do ketë ndikim në lojën tonë. Për këtë arsye ne duhet të pranojmë një rezultat të këtillë dhe të vazhdojmë të shikojmë përpara”.

Pas këtij eliminimi, a do të ketë ndryshime në pankinën e Shkëndijës?

Mathias Walther “Nuk është koha për diskutime dhe akuza ndaj trajnerit apo lojtarëve edhe pse shumica kërkon dhe pret një gjë të tillë. Trajneri pardje përdori gjithë arsenalin e tij që kishte në dispozicion, të gjitha obsionet e mundshme. Mos haroni se tre ndrimet e bëra ishin pikërisht futbollistë të rrinjë dhe me prespektive, tjerë nuk kishim në bankinë. Prandaj çdo vendim i përshpejtuar dhe i pamenduar mirë në këtë kohë do të ishte shumë kontraproduktiv për klubin tonë. Duhet të fokusohemi të gjithë bashkarisht në dy javët e ardhshme dhe të marim sa më shumë rezultate pozitive. Ky duhet të jetë qëllimi i jonë kryesorë dhe asgjë tjetër!“

A ndryshon diçka në planet tuaja eliminimi nga Kupa e Maqedonisë. Çka më tej?

Mathias Walther “Ne tani më disa herë kemi komunikuar planet tona afatgjate dhe pa marë parasysh çka ka ndodhur pardje, ne nuk kemi ndryshuar planet tona afatgjate. Tendenca jonë në këtë moment është që në këto ndeshje të mbetura të fitojmë sa më shumë pikë që është e mundur, ndërsa më pas në dimër do të kemi kohë për të analizuar dhe për të menduar për të ardhmen. Të jeni të sigurtë se nga dimri do të ketë shumë ndryshime pozitive te Shkëndija”.

Publikuar: 21.11.2013 | 22:20
Lexuar: 898 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime