E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vullkani është aktiv që nga mesi i shtatorit, por kësaj radhe hiri i hedhur dhe gurët vullkanik arriti lartësi prej tetë kilometrave.
Tetë erupsione të fuqishme të vullkanit Sinabung në Indonezi (Video - Foto)


Tetë shpërthime të fuqishme nga vullkani Sinabung në pjesën perëndimore të Indonezisë shkaktuan shqetësim mes popullatës dhe detyruan mijëra banorë të arratisen nga shtëpitë e tyre, transmetuan mediat franceze.

Erupsioni i vullkanit Sinabung, që gjendet në pjesën veriore të ishullit Sumatra, sollën reshje të vërtetat shiu nga gurët vullkanik në rajon.

Vullkani është aktiv që nga mesi i shtatorit, por kësaj radhe hiri i hedhur dhe gurët vullkanik arriti lartësi prej tetë kilometrave.

Në zonë është shpallur kod i kuq për alarm.

Nga fillimi i aktivizimit të vullkanit janë evakuuar 12.300 persona.

Sinabung ka pushuar përafërsisht një shekull, por për herë të parë është aktivizuar në gusht të vitit 2010 dhe sërish u aktivizua në shtator të këtij viti.
Vullkani Sinabung - Indonezi
Vullkani Sinabung - Indonezi
Vullkani Sinabung - Indonezi

Publikuar: 24.11.2013 | 15:09
Lexuar: 1977 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime