E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Reperi, gjatë një shfaqje në "Madison Square Garden" nisi një seri batutash, në intervalet nga njëra këngë në tjetrën, në lidhje me këngëtarin e "Believe in Me".
West ofendon Kravitz pa e ditur që ndodhej në publik











Kanye West u vendos në një situatë tejet të sikletshme, kur nisi një sulm të papritur verbal ndaj Lenny Kravitz, pa e ditur që ai ishte i pranishëm në skenë.

Reperi, gjatë një shfaqje në "Madison Square Garden" nisi një seri batutash, në intervalet nga njëra këngë në tjetrën, në lidhje me këngëtarin e "Believe in Me".

Në një prej këtyre batutave, West tha: "Unë nuk do të kisha qenë këtu nëse nuk do të ishte për Lenny Kravitz. Ndryshimi i vetëm midis nesh është që unë di të entuziasmoj publikun tim dhe se as që më intereson se sa bukur jam veshur".

Kanye West gjate koncertit


I pranishëm në koncert, Lenny ruajti qetësinë, ndërsa pranoi thumbimet me sportivitet, duke thënë: "Nuk e dinte që isha në publik".

Lenny Krevitz

Për të ndjekur koncertin e West, në stadiumin e basketbollit të New York Knicks ishin një seri figurash të tjera të rëndësishme, midis të cilëve Leonardo Di Caprio, Idris Elba, Busta Rymes apo John McEnroe
Lenny Krevitz

Publikuar: 27.11.2013 | 00:08
Lexuar: 843 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime