E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Punëtorët thonë se nuk do të zbresin që aty deri sa të jepen paratë pasi kanë familje për të mbajtur, fëmijë për të rritur e nuk e përballojnë dot jetesën pa rrogë
4 ditë grevë në vinç, 5 shqiptarë e italianë kërkojnë pagat në Torino








Pesë punëtorët e ndërtimit, shqiptarë e italianë kanë që prej datës 25 nëntor që po protestojnë në kantierin e ndërtimit ku punojnë në qytetin e Torinos me arsyen se nuk po paguhen prej muajsh.

Punëtorët janë ngjitur në një vinç në kantierin e ndërtimit në rrugën Cigna 128 në rreth 50 metra lartësi. Gjatë natës, zjarrfikësit u kanë ofruar disa batanije për t’i bërë ballë të ftohtit, ndërsa policia e një ambulancë vazhdon të qëndrojë në vendngjarje.

Punëtorët thonë se nuk do të zbresin që aty deri sa të jepen paratë pasi kanë familje për të mbajtur, fëmijë për të rritur e nuk e përballojnë dot jetesën pa rrogë.

Vetëm njëri prej tyre, për arsye shëndetësore, ka zbritur nga vinçi pas një dite protestë.
Kërkesa e protestuesve është vetëm një: “Të na paguhen paratë e fituara me djersë, përndryshe nuk lëvizim që këtu”.

Protesta ka marrë vëmendjen edhe të politikanëve lokalë. Këshilltari i i këshillit bashkiak, Marrone: “Do të kaloj edhe unë natën mbi vinç, krah punëtorëve për të drejtat e tyre” “Ftoj të gjithë kolegët e mi, të cilësdo forcë politike – ka shtuar – të veprojnë si unë”.

Ndërsa kreu i drejtorisë së Punës së Bashkisë së Torinos, Domenico Mangone po përpiqet të ndërmjetësojë mes punëtorëve dhe punëdhënësit. Negociatat e deritanishme nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Publikuar: 29.11.2013 | 06:39
Lexuar: 623 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime