E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Risi e këtij edicioni ishte edhe çmimi “San Prize”, me të cilin u vlerësua tenori spanjoll Rodrigo Trosino për interpetimin më të mirë të këngës klasike.
Tenori korean Jisang Ryu fiton trofeun “Marie Kraja”







Besi Londo

- Trofeu i festivalit ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”, medaljoni me portretin e solistes së njohur shqiptare shkoi në Korenë e Jugut.

Tenori Jisang Ryu u shpall dje nga një juri ndërkombëtare fituesi i edicionit të 13-të, të zhvilluar gjatë dy netëve në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ne Tirane.

Çmimi i dytë shkoi për solisten italo-amerikane Jessica Rose Cambio. Ndërkorë nuk ngeli pa u vlerësuar edhe solistja që përfaqësoi Shqipërinë, Enkelejda Kamani, e cila fitoi çmimin e tretë.

Mbrëmjen e djeshme, nën drejtimin e Zana Çelës, interpetuan 8 artistë nga 15 që ishin në natën e parë. Pesë sopranot dhe tre tenorët e rinj interpetuan nga një arie në bazë të së cilës u ndanë edhe vlerësimet e jurisë.

Risi e këtij edicioni ishte edhe çmimi “San Prize”, me të cilin u vlerësua tenori spanjoll Rodrigo Trosino për interpetimin më të mirë të këngës klasike.

Në pjesën e dytë të mbrëmjes tetë artistët finaliste interpetuan për të fituar “San Prize” këngë klike të cilat u shoqëruan në piano nga Genc Tukiçi.

Për këtë edicion, kryetari i jurisë ishte Brajan Diki, që ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli në fushën e operës. Gjatë mbrëmjes së djeshme ai tha se niveli i artistëve të festivalit është shumë i lartë dhe se përzedhja e fituesve është një sfidë për jurinë.

Anëtarë të tjerë të jurisë ishin, Nancy Rhodes, drejtore e Operës së Re të Nju Jorkut, Danusa Luknisova, Xhovana Lomazi, tenori Kastriot Tusha, soprano Suzana Frashëri dhe drejtori i TKOB-së Ilir Kerni.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme skenografia nën kujdesin e Bashkim Zahajt, ishte diçka krejt ndryshe.

Në skenë ishte një statujë që simbolikisht përfaqësonte "operën", rreth së cilës u sollën gjithë motivet e tjera. Festivali u shoqërua nga Orkestra e TKOB-së nën dirigjimin e italianit Leonardo Quadrini, mik i Shqipërisë tashmë.

Festivali i vokalit operistik “Marie Kraja” lindi si ide e Zana Çelës në vitin 1998. Sot, "Marie Kraja" është i vetmi festival operistik që zhvillohet në Shqipëri e që u rikthye këtë vit pas problemeve financiare vitin që shkoi. (ata)

Publikuar: 02.12.2013 | 13:14
Lexuar: 1046 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime