E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho, ka thumbuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, derisa e ka lavdëruar bashkëkombësin e tij, Neymar. Ai ka theksuar se portugezi është nervoz sepse ka fatin e keq të luajë në të njëjtën kohë me një yll si Lionel Messi.
Ronaldinho: Messi duhet ta ndihmojë Neymarin












Lojtari që aktualisht aktivizohet në radhët e Atletico Mineiros zbulon gjithashtu edhe disa nga arsyet e rritjes së shpejtë të argjentinasit me fanelën blaugrana. “Deco e Sylvinho e kanë ndihmuar gjithmonë Messin duke i pasuar shumë topa për t’u përshtatur sa më shpejt dhe të njëjtën gjë Lionel duhet të bëjë me Neymarin”, ka theksuar Ronaldinho.

Sipas “Gauchos”, Neymar i ka të gjitha kartat në rregull për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë të planetit gjatë viteve të ardhshme, por ai shton se një gjë e tillë do të ndodhë nëse braziliani do të ndihmohet përherë nga argjentinasi. Në vijim, Ronaldinho përqëndrohet te Botërori i Klubeve ku Atletico Mineiro udhëton si skuadra kampione e Amerikës së Jugut.

“Ne nuk do të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës. Shpresoj që të jemi në formë të mirë sepse do të përballemi me skuadra të forta. Duam të tregojmë se jemi një skuadër braziliane dhe ky është një avantazh për ne”.

Në fund, Ronaldinho shkëput një mendim edhe për trajnerin e Bayernit të Munichut, Pep Guardiola.

“Ai e njeh shumë mirë futbollin brazilian sepse ka stërvitur shumë lojtarë nga ky vend. Guardiola ka qenë përherë në kontakt me zhvillimet në Brazil”.

Publikuar: 04.12.2013 | 11:09
Lexuar: 540 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime