E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për shkak se janë kaq të nxehtë, shkencëtarët përjashtojnë mundësinë që në këto planetë të ekzistojë jeta, të paktën në mënyrën se si ne e njohim atë.
Zbulohen gjurmë uji në 5 planete








Gjurmë uji janë gjetur në atmosferën e pesë planeteve të largët me sistemin tonë diellor.

Planetët në fjalë u zbuluan nga vëzhgimet e teleskopit "Hubble" dhe ata janë pagëzuar me emrin "Jupiterë të nxehtë", një term referuar planeteve gjigantë që orbitojnë pranë diejve të tyre.

Për shkak se janë kaq të nxehtë, shkencëtarët përjashtojnë mundësinë që në këto planetë të ekzistojë jeta, të paktën në mënyrën se si ne e njohim atë.

Megjithatë, nga fotografimet e bëra prej këtij teleskopi gjigant të montuar në një satelit orbitues në sistemin tonë diellor, planetet e veçuara nga NASA duken qartë të mbështjellë nga një shtresë mjegulle, e cila do të ishte e pamundur të verifikohej pa ekzistencën e ujit.

Ndonëse ekzistenca e jetës në pesë planetet në fjalë përjashtohet prej nxehtësisë prej qindra gradësh celcius në secilin, zbulimi i mundshëm i ujit përbën një hap të madh përpara të shkencës, drejt identifikimit të jetës jashtëtokësore.

"Jemi të bindur se kemi parë tashmë gjurmë të ujit në disa planetë", konfirmoi Avi Mandell, një specialist i NASA-s.

Sipas mendimit tonë shkencor, uji është një element i domosdoshëm për ekzistencën e çdo forme jete kudo që ajo të ndodhet.

Publikuar: 05.12.2013 | 09:03
Lexuar: 1116 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime