E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka ardhur me një frymë më të re dhe më entuziaste baleti i pare kombetar shqiptar “Halili dhe Hajria”
Rikthehet pas 10 vitesh baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”













Rikthehet 10 vite pas ngjitjes së fundit në skenë, duke ardhur me një frymë më të re dhe më entuziaste baleti I pare kombetar shqiptar “Halili dhe Hajria” me koreografi të Arjan Sukniqit.

Figura kryesore që tërheq edhe trupen pas vetës është prijësi, Halili i cili u interpretua nga balerini i ri Mario Thanasi, i ndodhur për herë të parë si solist në një rol kombëtar.
Halili përmes gjuhës së trupit i jep forcë dhe shpresë shoqëruesve të tij.
Enada Hoxha e rivesh kostumin e Hajries me një eksperiencë më të madhe mbi supe.

Përmbajtja e këtij baleti mbetet stoike, por nuk mungojnë lëvizjet dhe efektet skenike, të cilat i japin freski dhe dinamizëm baletit.
Ky balet ka thyer gjithë rekordet pothuajse 400 herë është shfaqur ne skene. Për herë të parë është vendosur në 13 janar të vitit 1963 nga kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi dhe dirigjenti Mustafa Krantja.

Po ashtu, në turnetë ndërkombëtare në Greqi, Itali, Turqi e Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm, ndërsa në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze e më pas kjo ka ndodhur edhe në Prishtinë, nga baletmaestri Panajot Kanaçi.

Publikuar: 08.12.2013 | 01:38
Lexuar: 2810 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime