E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Koreja e Jugut e zgjeroi zonën e saj ajrore mbrojtëse e cila pjesërisht përkon me zonën të cilën para dy javësh e shpalli Kina
Seuli e zgjeroi zonën e saj ajrore mbrojtëse













Koreja e Jugut e zgjeroi zonën e saj ajrore mbrojtëse e cila pjesërisht përkon me zonën të cilën para dy javësh e shpalli Kina, ndërsa e cila shkaktoi tension të madh në këtë rajon, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

Shpallja kineze e zonës identifikuese mbrojtëse në rajonin i cili i përfshin ishujt në Detin lindor kinez, në të cilat ka të drejtë edhe Japonia, nxiti protesta nga SHBA-ja dhe aleatët e saj të afërt - Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Ministria jugokoreane e Mbrojtjes theksoi se zgjerimi i zonës për mbrojtje ajrore, me të cilën përfshihen edhe dy ishuj në jug të territorit të Koresë së Jugut dhe një shkëmb nënujor, për të cilat Kina gjithashtu ka të drejtë, nuk do ta prish sovranitetin e vendeve fqinje.

"Besojmë se kjo gjë nuk do të ndikojë dukshëm mbi marrëdhëniet tona me Kinën dhe me Japoninë, duke e pasur parasysh se insistojmë të punojmë në vendosjen e paqes dhe bashkëpunimin në pjesën verilindore të Azisë", deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë, Jang Hjuk.
Zona e re ajorore mbrojtëse jugokoreane hyn në fuqi më 15 dhjetor.

Publikuar: 08.12.2013 | 11:42
Lexuar: 527 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime