E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nën moton: "JO edhe për një viktimë! STOP për dhunën gjinore dhe familjare!"
Fushatë kundër dhunës gjinore dhe familjare









Nën moton: "JO edhe për një viktimë! STOP për dhunën gjinore dhe familjare!" Iniciativa qytetare e gruas "Antiko" dhe një pjesë e aktivisteve të saj - nxënëse të shkollave të mesme, do të inkuadrohen në fushatën ndërkombëtare "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave".

Aktivistët e Antikos do të ndajnë 20.000 kopje të materialeve edukative, promovuese dhe informative në disa lokacione nëpër Shkup (Çarshia e Vjetër e Shkupit, Sheshi Maqedonia, Vero Xhambo Qendra, Siti Moll) dhe në një pjesë të qyteteve të tjera në Maqedoni.

"Qëllimi i këtij aktiviteti është eliminimi i dhunës gjinore dhe familjare, senzibilizimi i opinioni më të gjërë, ngritja e vetëdijes për destruktivitet të këtij problemi dhe njohje të rrënjëve të dhunës", thonë organizatorët.

Aksioni realizohet në kuadër të projektit "Përmes aktivizimit rinor drejt bashkëjetesës së dallueshmërive në bashkësi", i financuar nga Delegacioni i BE-së. Në realizimin e tij krahas IQK Atniko është inkuaruar edhe organizata partnere Multikultura.

Publikuar: 10.12.2013 | 11:30
Lexuar: 797 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime