E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky çmim çdo vit do t'i ndahet individëve ose asociacioneve nga Maqedonia, të cilët veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut që në mënyrë të denjë të publikohet dhe inkurajohet
Ambasada e Francës do ta ndajë çmimin për të drejtat e njeriut














Ambasada e Francës në Shkup sot në ditën e të drejtave të njeriut, Shoqatës për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve do t'ia ndajë çmimin për të drejta të njeriut që Ambasada për herë të parë e ka vendosur në Maqedoni.

Në elaborimin e Ambasadës franceze thuhet se çmimi i ndahet Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në nder të punës së shkëlqyer në terren, çdo ditë, me inkurajim dhe këmbëngulje nga ana e të gjithë anëtarëve të këtij Asociacioni me fëmijët më të varfër dhe më të ndjeshëm.

Ky çmim çdo vit do t'i ndahet individëve ose asociacioneve nga Maqedonia, të cilët veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut që në mënyrë të denjë të publikohet dhe inkurajohet.

Tema për edicionin e parë të këtij çmimi ishte lufta kundër përjashtimit (lufta kundër diskriminimit - lufta kundër varfërisë ekstreme), Aplikacionet janë dorëzuar nga ana e organizatave joqeveritare të interesuara në periudhën korrik-shtator të vitit 2013, pas shpalljes të publikuar në internet.

Deklarata universale për të drejtat e njeriut dhe lirisë civile, është miratuar në Paris më 10 dhjetor të vitit 1948 nga ana e vendeve-anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Publikuar: 10.12.2013 | 11:35
Lexuar: 748 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime