E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në organizim të Ambasadës amerikane grupi Pajn Lif Bojs nga shteti federal amerikan Luizijana, i cili këndon muzikë tradicionale Kejxhun, sot dhe nesër do të mbajë koncerte në Shtip dhe në Shkup.
Koncerte të grupit amerikan Pajn Lif Bojs në Shtip dhe në Shkup













Sonte evinimenti është me fillim në orën 19:00 në Qendrën multimediale të universitetit "Goce Dellçev" në Shtip, ndërsa nesër mbrëma në orën 20:00 do të mbajnë në kinemanë Frosina në Qendrën kulturore për të rinj në Shkup.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, përveç dy koncerteve, Pajn Lif Bojs do të mbajnë edhe ligjërata për studentët e muzikës në Shtip dhe në Shkup.
Pajn Lif Bojs konsiderohet për njërin nga grupet më të mira të Kejxhun muzikës nga Luizijana. Ato janë kandidatët e katërfishtë për nominimin e çmimit Gremi, ndërsa u bënë të njohur sipas origjinalitetit dhe performancës së fuqishme të muzikës tradicionale Kejxhun.

Anëtarët e grupit janë Uillson Savoj (Kejxhun harmonika, piano dhe vokal), Kortni Grenxher (violinë dhe vokal) dhe Tomas Dejvid (bas). Ato i sollën zërat e Luizijanës në të gjithë botën, nga Arabia Saudite deri në Angli, dhe Turqi... ndërsa tani erdhën edhe në Maqedoni, thonë nga Ambasada.
Hyrja në koncerte është falas.

Publikuar: 16.12.2013 | 11:03
Lexuar: 775 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime