E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vlen të përmendet se Federata Shqiptare zgjodhi trajnerin e vitit mbarëshqiptare më të suksesshmin Arlind Huseini, për sukseset e arritura me karateistin më të mirë shqiptarë Berat Jakupin në kampionate evropiane për U-21 dhe senior, kampionatin botërorë për U-21, kampionatin evropian për studentë dhe sukseset tjera.
Paraqitje e mirë e përfaqësueses shqiptare nga Maqedonia
Kampionati i 14 mbarëkombëtare i karatesë ne Tiranë.

Shaban Sinani


Ditë më parë në Tiranë u mbajt edicioni i 14-të me radhë, kampionati mbarëkombëtarë i karatesë , ku kanë marrë pjesë mbi 100 karateistë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe viset tjera shqiptare.

Përfaqësuesja e shqiptarëve të Maqedonisë që udhëhiqej nga Shefi Reçi ishte me pranishme garues në ët gjitha kategoritë dhe ka arritur suksese të shumta. Trajneri përfaqësueses së shqiptarëve të Maqedonisë ishte Ylber Rexhepi

Gara u zhvillua ne dy disiplina ne kata dhe kumite individuale dhe ekipore.
kampionati mbarekombetar
Ekipi i përfaqësueses shqiptare te Maqedonisë arijti këta rezultate;
1.Doan Osmani kadet -70 kg vendi i parë,
2. Vigan Xhabiri -52 kg kadet vendi i parë,
3. Ylli Fetahi -52 kg kadet vendin e dytë,
4. Bashkim Leka junior -55 kg vendin e dytë,
5. Ilir Mehazi -57 kg kadet vendi i dytë,
6. Medina Bujari -59 seniore vendin e dytë
7. Elsa Dika vendin e tretë sendore +59.

8. Arbenita Ameti kadete -47 kg kadete vendin e tretë,
9. Albion Idrizi vëndin e dyte -61 junior,
10.Ramazan Isa -84 senior
11. Bekim Koxhaxhiku-67 kg senior
12. Gazmend Gafuri, kadet -57 kg


Federata Shqiptare zgjodhi trajnerin e vitit mbarëshqiptare më të suksesshmin Arlind Huseini, për sukseset e arritura me karateistin më të mirë shqiptarë Berat Jakupin në kampionate evropiane për U-21 dhe senior, kampionatin botërorë për U-21, kampionatin evropian për studentë dhe sukseset tjera.

Atij iu ndaj një plaket në shenje mirënjohjeje dhe referin e vjetër per kontributin e deri tanishëm të Kosovës Nazmi Iberdemaj. Po ashtu fjalën përshëndetëse nga përfaqësuesja shqiptare e Maqedonisë e mbajti Arlind Huseini, seleksionuesi i Maqedonisë në U-21.

referat  Jetmira   dhe Nexhbi Dervishi


Në Tiranë drejtësi ndanë Nexhbi dhe Jetmira Dervishi

Duhet të theksojmë se në ekspeditën e karateistëve të Maqedonisë, kanë qene dhe edhe referat e karatesë Jetmira dhe Nexhbi Dervishi të cilët kanë ndarë drejtësi në Kampionatin e 14-të mbarëkombëtare i karatesë në Tiranë, që dëshmon qarta për cilësinë e këtyre referve të karatesë.

Publikuar: 16.12.2013 | 16:42
Lexuar: 944 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime