E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky mision i parë përfshin gjithashtu edhe teknologjinë e cila do të kalojë edhe në fazën e dytë që ka për qëllim popullimin e Marsit nga njerëzit.
200,000 persona kanë aplikuar për të jetuar në Mars












Një kompani hollandeze ka deklaruar se po përparon me planin për të kolonizuar Planetin e Kuq. Fondacioni ‘MarsOne’ tregon se ka siguruar furnizuesit kryesor për një mision pa ekuipazh i cili do të fillojë në vitin 2018.

Ky mision i parë përfshin gjithashtu edhe teknologjinë e cila do të kalojë edhe në fazën e dytë që ka për qëllim popullimin e Marsit nga njerëzit.

“Nëse gjithcka shkon sipas planit, pionerët e parë mund të zbresin në Mars brenda vitit 2025”- shprehet kompania e cila drejton këtë projekt.
Mbi 200,000 persona kanë aplikuar tashmë për të qënë të përzgjedhurit e grupit të parë të njerzve të cilët do të shkelin në Mars për të mos u kthyer më, pasi teknologjia për një fluturim kthimi për në Tokë, nuk ekziston.

Aplikimet kanë mbaruar tashmë dhe në fund të këtij muaji kompania planifikon të shpallë personat të cilët do të kalojnë në raundin e dytë të përzgjedhjes.

Publikuar: 16.12.2013 | 23:57
Lexuar: 1078 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime