E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkohë, zv/ministri i Arsimit Safet Neziri tha se MASH-i vazhdon edhe më tutje të financojë në infrastrukturat e shkollave fillore dhe të mesme.
Inaugurohet shkolla “Pashko Vasa” në Novo Sellë










Eshtë bërë inaugurimi i shkollës fillore “Pashko Vasa” në fshatin Novo Sellë të komunës së Zhelinës.

Zv/kryeministri Musa Xhaferi tha se përmirësimi i kushteve për mësim në të gjitha shkollat mbetet angazhim i partisë së tij.

“BDI angazhohet për decentralizmin e pushtetit dhe komunat me më shumë ingerenca dhe për realizimin e projekteve të shumta.

Pastaj, menaxhimin me tokat ndërtimore me shumë ingerenca me qëllim që komunat të jenë sa më afër qytetarëve. Me këtë krijojmë kapacitet dhe kushte për mësim, sepse vetëm kështu mund të shkojmë përpara”, tha Xhaferi.

Ndërkohë, zv/ministri i Arsimit Safet Neziri tha se MASH-i vazhdon edhe më tutje të financojë në infrastrukturat e shkollave fillore dhe të mesme.

“Ne nuk bëjmë dallime se në cilat pjesë të vendbanimeve rurale apo urbane ti zhvillojmë këto projekte. Qëllimi i MASH-it është që të krijojmë kushte të barabarta të zhvillimit të procesit edukativo-arsimor në tërë territorin.

Madje, qëllimi i investimeve në vendbanimet rurale është që nxënësit e këtyre viseve të jenë konkurrent me bashkëmoshatarët e tyre nga ato urbane”, tha Neziri.

Ndryshe, të pranishmëve i është drejtuar edhe ministri i Ekologjisë Abdilaqim Ademi.

Publikuar: 19.12.2013 | 08:01
Lexuar: 993 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime