E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Letër e hapur atyre që e dinë e nuk e flasin, edhe atyre që e dinë por e shtrembërojnë!
Kultura e Vinçës, e Shasit dhe e Komanit











Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek “Kultura e Vinçës”, “Kultura e Komanit” dhe “Shasi ilir i 365 kishave”. Unë për vete i njoh shumë mirë që të tri këto epoka të rëndësishme të historisë sonë të vjedhur e të stërvjedhur, por mendova për dashamirët e kombit tonë, si ata shqiptarë dhe jo shqiptarë, të cilët nuk kanë qasje në këto epoka titanike të kombit.

Mos më thoni që nuk është specialitet i juaji, këto që po i përmendi, se atëherë m’a çoni mallin e një specialisti të zemrës, i cili do të thoshte se nuk e njeh zorrën qorre. Por jo, Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë, por ndoshta janë mushkëritë apo zemra e kësaj historie të ngratë, të vjedhur e të stërvjedhur, të përvetësuar e të shkruar sipas nevojave të ardhacakëve, që u bënë “patronë” në tokën e huaj falë rrethanave historike.

Desha ashtu këmbas të bisedojmë për Kulturën e Vinçës, e cila është kultura gati më mbresëlënëse e historisë sonë. Keni dëgjuar për të? Nëse po, pse nuk na keni folur kurrë?

Apo juve jeni specializuar vetëm për kohën kur na ishte ndalur ora?

“Diku nja 45 shekuj para Krishtit thuhet që Vinça dhe kultura e saj janë shuar dhe pastaj paskan pas ardhur kulturat e neolitit të rinj, që i paskan pas dhënë emrin e Vinçës (burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur Vinça në gjuhën e të parëve? Sigurisht që jo. 7 mijë vjet para Krishtit fillon ”optimumi klimatik” atëherë kur fillojnë shkrirjet e masave të akullta.

Klima bëhet më e këndshme, më e nxehtë dhe fillon rritja e pyjeve gjetherënëse. Kurse për ne në Ballkan, pra në të gjitha ish-tokat tona, që nga fillimi i neolitit dhe deri në epokën e madhe të tij, Kulturën e Vinçës e përshkruan një periudhë fiks njëmijë vjeçare.

Ishim pra ne këtu edhe atëherë, por edhe më herët. Vinça, për herë të parë përmendet më 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërheq vëmendjen për këtë vend historik. Dhe kur më 1897 u gjetën eksponatet e para, u vërtetua që aty, pra në Vinçë, (afër Beogradit) gjendet një lokalitet parahistorik.

E dini ju zotërinj që në atë kohë Serbia e kishte njëfarë autonomie nga turku dhe vepronte si shtet i pavarur; dhe i lejohej që në atë kohë të bënte largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona nga Nishi. Po ne? “Luftonim” për mbijetesë, të shpëtojmë shpirtin e gjallë. Sidoqoftë, ishte kohë e vështirë.

Në këto vendbanime kemi të bëjmë me një popullsi albane – shqiptare autoktone, vazhduese e popullsisë së hershme ilire, e formuar historikisht shumë shekuj përpara depërtimit sllav dhe atij osman në këto treva.

Këto të dhëna të dorës së parë kundërshtojnë dhe hedhin poshtë hipotezat “shkencore” dhe antishqiptare të disa autorëve të huaj borgjezë, e sidomos të atyre sllavë, të cilët orvateshin të paraqitnin popullsinë shqiptare të kësaj ane si joautoktone, si të ardhur nga tokat e brendshme shqiptare më vonë, aty kah fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, pas luftërave austriako -turke (1683-1690).

Gjetjet arkeologjike provojnë se qytetin e Shasit të panjohur deri në shekullin VIII në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit.

Në kalanë e Delmaces gjenden toponimet e katër kishave si ajo e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Shën Mëhillit, si dhe Kisha e Zonjës së Mirë. E gjithë kjo tregon se sa e madhe ishte shtrirja e këtij qytetërimi të hershëm, por edhe me rëndësi kishtare e kulturore të Krahinës së Pultit të Sipërm. Zona e epërme e Pultit së bashku me kalanë e Delmacës në bazë të shënimeve dhe fakteve, toponimeve të mbledhura kanë qenë qendrat më të mëdha të krishterimit në këtë rajon.

Fahri Xharra

Publikuar: 22.12.2013 | 12:06
Lexuar: 972 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime