E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti bullgar Rosen Plevneliev e paralajmëroi kryeministrin britanik Dejvid Kameron se me nxjerjen e tre qëndrimeve të rrepta rreth çështjes për politikën imigruese rrezikon ta përkeqësojë reputacionin e Britanisë së Madhe dhe ta izolojë.
Plevneliev e paralajmëroi Kameronin për politikën e imigracionit











Plevneliev për "Obzervr" deklaroi se Britania e Madhe duhet vetë të shikohet si fuqi e madhe botërore, e cila i ka vendosur themelet e integracionit dhe se duhet të distancohet për thirrjen nacionaliste për vendosjen e ligjeve më të ashpra për imigrantët.
"Populli bullgar sot ngrit shumë çështje për demokratizimin, tolerancën, dhe humanitetin e shoqërisë britanike", tha Plevneliev në intervistë për botimin online të gazetës britanike.

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Kristian Vigenin kohë më parë i ka kritikuar hapat britanike për ndalimin e imigrantëve nga BE-ja, të cilat kërkojnë privilegje për të papunësuarit, duke theksuar se bëhet fjalë për "histeri britanike" të pabazë dhe se bullgarët nuk kërkojnë lëmoshë në Mbretërinë e Bashkuar.

"Bullgarët nuk kërkojnë lëmoshë në Britani. Ato nuk e shfrytëzojnë sistemin për ndihmë sociale, por kontribuojnë më shumë se sa që marrin", theksoi Vigenin, i cili të martën e anuloi vizitën në Londër.
Kryeministri britanik Dejvid Kameron në takim deklaroi se së shpejti do të sjell rregulla për ndalesë të imigrantëve nga vendet tjera të BE-së që të marrin ndihmë për jetesë, si dhe për shfrytëzimin e ndihmës në tre muajt e parë të papunësisë.

Publikuar: 22.12.2013 | 17:48
Lexuar: 554 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime