E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burimet raportojnë se këngëtarja është bërë imazhi i linjës së veshjeve “Balman”, për koleksionin pranverë-verë të vitit 2014.
Laureta Meci, këngëtarja që suprizon










Laureta Meçi, e cila për herë të fundit para publikut shqiptarë qe paraqitur me këngën e saj (videoclip) “Set your soul free”, më seksi se kurrë, sot në një programet më të shikuara në Amerikë ka suprizuar edhe një herë, pikërishtë në mëgjesin e sotëm - vetëm 5 ditë para Krishtëlindjes në Fox- News, programin e saj "Fox and Friends today!" moderuar me katërshen simpatike Brian Kilmeade, Elisabeth Hasselbeck, Steve Doocy, dhe Cheryl Casone, e cila i mori edhe një intervistë eskluzive me Yllin shqiptar të skenës në Amerikë, Laureta Meçi.
Kështuqë, talenti i dalluar shqiptar në Amerikë, Laureta Meçi gjithmonë suprizat e "ruan" për në fund-vitin Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri, po të kujtojmë dhe befasinë e saj të fund-vitit( 13 Dhjetor 2008) ku ajo u paraqit me “Santa Baby”, video-clip të cilën Kuçovarja në Amerikë e publikoi duke na befasur me rastin e festave të fundvitit 2008.
Mirëpo, përveç këtyre projekteve, si (videoclipi) “Set your soul free”, dhe kohën - kur Laureta ishte në një udhëtim në Greqi, dhe pati realizuar edhe klipin e këngës “Turn around”, por edhe prezenca e saj në një segment të programit "Fox and Friends today!" mund të quhet se Laureta, është këngëtaria e "Suprizave të Festave të Fundvitit"
Ajo kohëve të fundit është edhe inspiruese, edhe në revistën tabloide Amerikane "Golf Luxury".

Kjo ndodh në ndërkohë, që të gjithë artistët kërkojnë hapësia mediatike për të prezantuar projektet e reja dhe për të pasur më shumë marketing, Laureta përsëri na befason me paraqitjen e saj në revistën e famshmë të golfit “Golf Luxury and Destinations Magazine”, që del në shitje në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Meksikë. Në këtë revistë, Lauretës, i janë rezervuar jo pak por tri faqe me një përshkrim dhe intervistë në dy gjuhë, anglisht dhe spanjisht. Një pjesë të shkurtër të intervistës përshtatur në shqip, po ju sjellim edhe ne, së bashku me disa foto hot të Lauretës, të cilat Laureta i solli eskluzivisht për gazetën Bota Sot në New York, gjatë një bisede me gazetarin tonë Beqir Sina.
 Laureta Meci

Laureta i tha gazetarit tonë, në një bised në Nju Jork, se kjo sipas saj është "Kultura e të bërit dhurata për Festat e Vitit të Ri nëpërmjet kolëgeve" pra si një kartolinë për lexuesin e Bota sot .

"Unë, thotë ajo aktroj në një pjesë sa humoristike aq edhe realiste. Mund të ndodh që me një dhuratë mund të ofendosh dikë në vend që t'a gëzosh! Por, jo çdoherë dhuratat i gëzojnë ata që u bëhen dhuratat. Festat përtej gëzimit tek njerëzit i bën edhe më sentimental dhe shpesh edhe të prekshëm, kështu që duhet kujdes i veçantë, që të mos të ndodh që pa dashje t'i bëjmë njerëzit të ndjehen keq."

Më tej shtoi Laureta për gazetën Bota sot, për më tepër po të nisë revistën revistën e famshmë të golfit “Golf Luxury and Destinations Magazine”, që sapo ka dalë në shitje në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Meksikë, me një birografi timen e përshrkuar në dy gjuhë spanjisht dhe anglisht dhe një pyetsor i lezetshëm, thotë ajo të cilin e transmetuan sot në mëngjes edhe në bisedën me Cheryl Casone, në programin e mëngjesit "Fox and Friends today!" dhe që u trasmetua po sot në mëngjes në kanalin televiizvë FoxNews 5 në New York. Në blogun e saj Cheryl Casone, tregojë Laureta me faleminderojë përzemërsisht për paraqitjen time në programin e mëngjesit "Fox and Friends today!"
Laureta Meci

Njeriu më i famshëm prej nga inspirohesh?

Johny Depp.
Gënjeshtra e fundit që keni thënë?
Nëse do ta kisha thënë nuk më kujtohet, atëherë kjo do të ishte gënjeshtra ime e fundit.
Trego këngën e fundit që të kujtohet?
“Not afraid” nga Eminem!
Përshkruaje veten me tri fjalë?
Dinamike, inteligjente dhe sexy!
Nëse do të kishit dashur të hani diçka pikërisht tani, çfarë do të kishte qenë?
Ushqim japonez! Sushi.
Na thuaj diçka që të tjerët nuk dinë për ju?
Jam një notare e dobët.
Libri i fundit që keni lexuar?
The Twilight Saga.
Ëndërra juaj e parealizuar?
Të pushtoj botën!
Do ta vizitoni së shpejti Meksikën?
Do të kisha dashur shumë shpejt, është në listën e preferencave të mia.
Pas këtyre çka sipërcituam - duhet theksuar se edhe këngët e Laureta Meçit janë paraqitur në një librin që është botur në Shqipëri, kushtuar artistëve shqiptarë në mbarë botën. Librin e titulluar “Shqiptarët në kinematografinë botërore” , pasi Laureta, njëherësh është dhe aktore që ka fituar një rol edhe tek filmi “Shadow Kill” .
Përveç këtyre projekteve, ajo kohëve të fundit është aktuale me këngën dhe klipin më të ri të titulluar "Set your soul free", këngë kjo e punuar në shqip dhe në anglisht, gjithashtu, dhe së shpejti pritet të bëjë xhiron nëpër radio, ndërsa për më vonë Laureta, e cila na befason çdo fund viti ka menduar që të punojë dhe klipin e kësaj kënge dhe ndoshta ndonjë videoclip të ri që ajo e mban sekret. Në ndërkohë që ne në këtë material të zgjedhur kemi seleksionuar edhe disa imazhe të nxehta të mëparshme dhe të reja që ajo i ka publikuar në faqen e saj zyrtare(http://lauretameci.com/)

Publikuar: 24.12.2013 | 07:59
Lexuar: 1630 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime