E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të paktën 35 persona e humbën jetën, ndërsa 56 të tjerë janë lënduar sot në një sulm terrorist të dyfishtë në pjesën jugore të Bagdadit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme e Irakut.
Të paktën 35 e humbën jetën në një sulm të dyfishtë në Bagdad












Ai theksoi se cak i sulmit në kuartin jugor Dura, mu në Krishtlindje, ishte tregu lokal, e jo kisha krishtere që ndodhej në afërsi. Fillimisht, përfaqësues të forcave të sigurisë kumtuan se qëllimi i sulmit ishte kisha.

Ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në rajonin e sulmit sundon bashkëjetesa, potencoi zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Punëve të Brendshme.

Një prift i kishës gjithashtu kumtoi se objekti i tij fetar nuk ishte cak i sulmit.

Asnjëri prej grupeve ekstremiste në Irak akoma nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.

Iraku tashmë për një dekadë të tërë nuk mund ta zgjidhë krizën politike. vendi ende ka pushtet të dobët qendror dhe goditet nga dallime religjioze dhe etnike.

Viti 2013 është "i zi" për Irakun, ku prej fillimit të vitit në sulme jetën e humbën rreth 8.000 persona.

Publikuar: 25.12.2013 | 18:15
Lexuar: 695 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime