E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Akoma më mirë nëse këtë gjë e realizoni në një vend romantik.
Udhëzime për pushime dimërore në çift

















Shumë çifte ndahen pas pushimeve! Çuditërisht kjo periudhë relaksi shpesh përkon me pikën më të ulët të një marrëdhënieje! Kështu që ne menduam t’ju sillnim dhjetë këshilla për të rritur dashurinë mes jush.

Zgjidheni bashkë destinacionin

Ekziston mundësia që ty të pëlqen deti, ndërsa ajo do të donte të shkonte në mal. Duke qenë se bëhet fjalë për ditë pushimi, gjëja më e mirë është që t’i kombinoni të dyja këto preferenca: nëse i nisni pushimet dimërore duke u zënë për të marrë më të mirën e tjetrit, e nesërmja nuk premton asgjë të mirë.

Mos planifikoni

Mos planifikoni asgjë! Sidomos nëse ju do të shkoni jashtë vendit, do të keni tendencë për të planifikuar çdo detaj, kështu që në rast se diçka shkon keq, momentet e tensionit mund të çojnë në irritim.

Me këtë, natyrisht, ne nuk po ju themi të mos mendoni fare, por përpiquni që të lini një dritare të paparashikueshme për pushimet tuaja, për të pasur relaks ose thjesht për të qenë së bashku. Akoma më mirë nëse këtë gjë e realizoni në një vend romantik.

Bëni pushim total

Kjo është ndër periudhat e vetme të vitit në të cilën mund të qëndroni vetëm, ndaj çfarë ju kushton të lini në shtëpi tabletin, telefonat dhe çdo gjë tjetër të ngjashme?! Në këtë mënyrë ju do të lini pas të gjitha problemet e përditshme dhe ato të punës.

Mos përdorni pushimet për të zgjidhur problemet tuaja

Ju mund të flisni, por mos përdorni pushimet për të diskutuar dhe për të provuar që të zgjidhni të gjitha problemet që mund të keni. Nëse e bëni, do të merrni si “shpërblim” ditë me mjaft tension, në vend të atyre me plot relaks. Kujtohuni se kjo është periudha e duhur e vitit për të forcuar një marrëdhënie dhe jo e kundërta!

Jini pozitiv

Pushimet i ëndërrojmë gjatë gjithë vitit, madje edhe duke i idealizuar! Imagjinojmë ditë plot ndryshime: kur do të flemë, çfarë do të hamë, çfarë aktivitetesh do të bëjmë gjatë festave etj.

Kjo është ideale, perfekte, por shpesh shumë gjëra nuk shkojnë ashtu siç i kishim imagjinuar dhe pikërisht në të tilla momente duhet të mbajmë lart humorin!

Respektoni ritmin e tjetrit

Përgjatë vitit bëni shumë gjëra, më pas, papritur vijnë pushimet dhe ju duket se rrini kot 24 orë në 24!
Udhëzime për pushime dimërore në çift
Ndaj bëni ndonjë aktivitet që ju argëton e për të cilin nuk keni pasur kohë për ta bërë gjatë vitit, si të lexoni, të notoni, të shëtisni etj.

Organizoni një takim romantik

Edhe nëse nuk përputhet me një rast të veçantë, shtiruni se është. Mbusheni një ditë të tërë me romanticizëm: organizoni një darkë romantike nën dritën e qirinjve në një vend ku normalisht të jeni vetëm ju, shikoni së bashku një muzg ose udhëtoni me një varkë etj. Këto janë ide mjaft speciale për të shprehur romancën tuaj.

Shtoni diçka “pikante”

Në valixhe vendosni edhe një komplet intim dhe ndonjë objekt të veçantë dhe përfitoni nga ndonjë vend po i tillë, si për shembull pranë oxhakut, për të bërë dashuri. Në këtë rast nuk ka justifikime, as që jeni të lodhur e as që nuk keni kohë: të bëni seks gjatë pushimeve është një gjë tjetër.

Pranoni faktin se mund të ketë edhe zhgënjime

Është normale që gjatë festave mund të ketë mosmarrëveshje, për më tepër nëse i kaloni ato jashtë vendit, duke qenë se jeni bashkë për shumë kohë në një vend komplet të ri. Por do të ishte ideale që prej diskutimeve të nxirrni më të mirën, duke folur me qetësi për të mos qëndruar me turinj gjatë gjithë pushimeve.

Kujtoni ndonjë moment të mrekullueshëm që keni kaluar së bashku

Përfitoni nga pushimet dhe nga koha e jetuar bashkë për të kaluar momente të bukura që mund t’i kujtoni për tërë vitin ose ndoshta dhe më shumë.

Bëni foto për të ndalur çastet tuaja më të lumtura kur jeni bashkë, shprehni ndjenjat që provoni për njëri-tjetrin: bëni gjithçka për të jetuar pushime të paharrueshme!

Publikuar: 25.12.2013 | 19:40
Lexuar: 2178 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime