E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, tha se në shekullin e fundit, zhvillimi i shkencës ka ecur me ritme të shpejta, por nuk kanë munguar edhe investimet e mëdha në këtë drejtim
Në USHT u promovua libri


Në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, të mërkurën (25.12.2013), u promovua libri "Anatomia e njeriut", i autorëve, Doc. dr. Nasir Behxheti, dekan i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Selim Çerkezi, Argjend Muçaj dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, të gjithë të angazhuar në këtë fakultet.

Në këtë promovim, përpos një numri të madh të stafit akademik dhe studentëve të FSHM, ishin të pranishëm edhe Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, Prorektori për arsim, Prof. dr. Fehari Ramadani, sekretari i përgjithshëm, z. Adem Beadini, si dhe një numër mjaft i madh i mjekëve të Spitalit Klinik të Tetovës, bashkë me drejtorin e këtij institucioni, dr.med. Florin Besimi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, tha se në shekullin e fundit, zhvillimi i shkencës ka ecur me ritme të shpejta, por nuk kanë munguar edhe investimet e mëdha në këtë drejtim, si për botimin e literaturës, po ashtu edhe për organizimin e tribunave, kongreseve e simpoziumeve ku zhvillohen debate, këmbehen eksperienca për risitë dhe të arriturat në fusha të ndryshme.

Edhe ne si universitet, përmes profesorëve dhe studentëve jemi angazhuar që të japim kontributin tonë në të gjitha këto zhvillime, sikurse i kemi vënë vetes për detyrë që për nevojat e studentëve dhe profesorëve ta zhvillojmë edhe veprimtarinë botuese të institucionit tonë, theksoi Rektorit, Prof. dr. Vullnet Ameti, duke shtuar se, disa prej këtyre synimeve ne i kemi përmbushur, dhe këtë e dëshmojnë nxjerrja në dritë e disa revistave shkencore dhe e disa titujve shkencorë të botuar gjatë vitit 2013.

Botimi i librit ,,Anatomia e njeriut” është një studim shkencor shumë i nevojshëm për lëmin e mjekësisë, për t’i plotësuar nevojat e profesorëve dhe studentëve tanë dhe të shërbejë si referencë për studiuesit e rinj, do të ndihmojë në përfitimin e njohurive dhe të kuptuarit e një koncepti kyç në debatin e sotëm për evoluimin e shkencave te mjekësisë.

Të vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e librit, dhe të bindur se i njëjti mbetet me rëndësi të veçantë, ne do të kontribuojmë për botime të reja, për një qarkullim më të madh të librit mes nesh, si forma e vetme për integrimin kulturor mbarëshqiptar".

Për librin "Anatomia e njeriut", foli edhe recensenti i tij, Prof. dr. Sadi Bexheti, ndërsa për shkak të mungesës objektive, recensionin e Mr. sc. Hasim Saliut e lexoi njëri nga bashkautorët, Selim Çerkezi, i cili në mes tjerash, me këtë rast tha se Anatomia është lënda e parë me të cilën ballafaqohen studentët e të gjitha drejtimeve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, prandaj edhe studimi i saj bëhet me një vullnet të madh e të pa kursyer. Andaj, mua më gëzon fakti, që studentët e farmacisë, infermierisë, fizioterapisë, por edhe studentët tjerë, do të kenë fatin të mësojnë nga një libër, jo vetëm libër tekstual, por i shoqëruar edhe me atlasin me ngjyra, që e lehtëson shumë punën e studentit, por edhe të pedagogut, theksoi Çerkezi.

Ndërkaq, në fjalën e tij, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, njëherit autor i librit "Anatomia e njeriut", Doc. dr. Nasir Behxheti, tha se ky libër vjen si kurorëzim i punës të tij si pedagog universitar në USHT dhe si një dëshmi e angazhimit të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së, të Programeve studimore, Farmaci, Infermieri, Fizioterapi, Mamisë, etj., studentëve të tij (si studentëve të farmacisë, infermierisë, fizioterapisë, mamisë, si dhe studentëve te Kulturës Fizike, Biologjisë, Biokimisë, Fakultetit te Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, t’iu jepet një libër bazë dhe origjinal nga lënda e Anatomisë.

"Duke punuar rreth përgatitjes së këtij libri, gjithherë kam mbajtur para sysh që konceptin e tij ta ngre mbi një bazë të qartë dhe sa më të sintetizuar për të marrë studenti një dijeni gjithëpërfshirëse, të saktësuar dhe të mbarështuar në aspektin metodik, për t’ia lehtësuar mësimin e lëndës. Unë, si autor i këtij libri, bashkë me bashkëpunëtorët e pranojmë me krenari se në këtë punë jemi shërbyer dhe e kemi shfrytëzuar përvojën dhe traditën e autorëve të teksteve mësimore për Anatominë nga hapësira mbarëshqiptare, autorët e të cilëve, qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, kanë qenë dhe janë edhe pedagogë të nderuar për dijeninë e tyre dhe ndihmesën e dhënë në hartimin e teksteve universitare për Anatominë", tha në mes tjerash autori Doc. dr. Nasir Behxheti, duke potencuar faktin se gjatë përgatitjes së këtij libri kujdes i veçantë i është kushtuar pjesës që termat e anatomisë të jepen thjesht shqip në pjesën më të madhe, duke shtuar se lënda e Anatomisë tani më në tërë hapësirën gjuhësore shqiptare mësohet me terma të njëpërnjësuar në shqip, duke falënderuar me këtë rast, siç tha ai, të gjithë ata autorë shqiptarë që e kanë ngritur me mund dhe dije visarin e kësaj terminologjie në gjuhën shqipe.
Në USHT u promovua libri  Anatomia e njeriut
Në USHT u promovua libri  Anatomia e njeriut
Në USHT u promovua libri  Anatomia e njeriut
Në USHT u promovua libri  Anatomia e njeriut
Në USHT u promovua libri  Anatomia e njeriut
Në USHT u promovua libri  Anatomia e njeriut
Në USHT u promovua libri  Anatomia e njeriut

Publikuar: 26.12.2013 | 13:07
Lexuar: 2226 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime