E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumica e njerëzve gëzonin gjatë solticit dimëror, pasi mendohet që po linin pas të keqen e dimrit dhe prisnin ditë më të gjata, me më shumë orë në dritën e diellit.
Historia e festës së Krishtlindjes









Festa e Krishtlindjeve ka pasur një histori të gjatë dhe të shumëllojshme. Prej shekujsh thuhet se është festuar në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në mënyra vërtet të ndryshme. Mesi i dimrit ka qenë prej vitesh një kohë për të festuar në të gjithë botën. Shumë shekuj përpara mbërritjes së njeriut me emrin Jezu Krisht, evropianët e hershëm festonin dritën dhe lindjen në ditët më të errëta të dimrit. Shumica e njerëzve gëzonin gjatë solticit dimëror, pasi mendohet që po linin pas të keqen e dimrit dhe prisnin ditë më të gjata, me më shumë orë në dritën e diellit.

Në Skandinavi, norvegjezët festonin që nga 21 dhjetori, deri në fund të janarit. Duke vlerësuar rikthimin e diellit, etër dhe bij sillnin në shtëpi trungje të mëdhenj, të cilëve më pas u vinin flakën. Njerëzit festonin deri kur trungu digjej plotësisht, gjë që mund të kërkonte deri 12 ditë. Norvegjezët besonin se çdo shkëndijë prej zjarrit përfaqësonte një gic apo viç të ri që do të lindte vitin e ardhshëm.

Fundi i dhjetorit ishte koha e përsosur për festime në shumë zona të Evropës. Në atë kohë të vitit, shumica e bagëtive thereshin, në mënyrë që të ushqeheshin gjatë dimrit. Për shumëkënd, ishte e vetmja kohë e vitit kur kishin bollëk me mish të freskët. Veç kësaj, pjesa më e madhe e verës dhe birrës, që bëhej gjatë vitit më në fund fermentohej dhe ishte e gatshme për t'u pirë.

Në Gjermani, njerëzit nderonin perëndinë pagane Oden gjatë pushimeve të mesit të dimrit. Gjermanët ishin të tmerruar prej Odenit, teksa besonin se ai fluturonte natën nëpër qiell për të vëzhguar njerëzit e tij dhe më pas vendoste se kush do të kishte begati dhe kush do të zhdukej. Për shkak të pranisë së tij, shumë njerëz zgjidhnin të qëndronin brenda.

Data 25 dhjetor është dita kur krishterët festojnë dhe nuk mund të imagjinojnë festimin e Krishtlindjeve në ndonjë datë tjetër, por kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në tre shekujt e parë të lindjes së krishterimit, lindja e Jezu Krishtit nuk është festuar fare. Festat më të rëndësishme në atë periudhë ishte Epifania, e cila përkujtonte ardhjen e Magit pas lindjes së Jezusit në 6 janar dhe Pashkët që festonin ringjalljen e Jezusit.

Shumica e të krishterëve ndoshta nuk mund ta imagjinojnë festimin e Krishtlindjeve në ndonjë ditë tjetër, përveçse 25 Dhjetorit, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Përmendja e parë zyrtare e 25 dhjetorit, si një festë në nderim të ditëlindjes së Jezusit shfaqet në një kalendar të hershëm romak në vitin 336 e.s. Por a ka lindur vërtet Jezusi më 25 dhjetor? Ndoshta jo. Bibla nuk e përmend ditëlindjen e tij të saktë dhe historia përmban të dhëna kontradiktore. Për shembull, prania e barinjve dhe delet e tyre sugjerojnë një lindje në pranverë.

Kur zyrtarët e kishës zgjodhën 25 dhjetorin, në fund të shekullit III, ata donin që data të përkonte me festivalet ekzistuese pagane në nder të Saturnit (perëndia romake e bujqësisë) dhe Mithra (perëndia persiane e dritës). Në këtë mënyrë, ajo u bë më e lehtë për t’i bindur subjektet pagane të Romës të pranonin krishterimin si fe zyrtare të perandorisë. Gjithashtu dhe dita e Epifanisë, më 6 janar u zvendësua nga të krishterët me ditën e ujit të bekuar.

Festimi i Krishtlindjeve u përhap në të gjithë botën perëndimore gjatë shekujve të ardhshëm, por shumë të krishterë vazhdojnë të vlerësojnë Epifaninë dhe Pashkët si më të rëndësishme. Disa, duke përfshirë edhe puritanët koloniale të Anglisë, ndalojnë respektimin e saj, sepse ata i shohin traditat e saj, si të lidhura vetëm me oferta e dhurata, apo pemët e zbukuruara, të lidhura me paganizëm. Fillimisht në SHBA, Krishtlindja u konsiderua si një porosi britanike dhe humbën shkëlqimin pas Revolucionit Amerikan. Kjo vazhdoi deri në 1870, kur Krishtlindja u bë një festë federale.

Publikuar: 26.12.2013 | 15:09
Lexuar: 1027 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime