E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këto raportime kanë ardhur pak ditë pasi ishte shkruar për një ndarje mes pikërisht reperit dhe bukuroshes Florenta Islami.
Geti në lidhje me Libertën?
Raportet e ndryshme të mediave shqiptare se bota e showbizit shqiptar mund të ketë një romancë të re mes Getoar Selimit dhe Liberta Spahiut nuk kanë arritur të gjejnë konfirmimin e protagonistëve.

Mediat në Kosovë kanë raportuar gjatë ditës se reperi i Babastars, Getoar Selimi, mund të ketë filluar një lidhje të re, dhe atë me prezantuesen e njohur të emisionit Prive, Liberta Spahiu.

Këto raportime kanë ardhur pak ditë pasi ishte shkruar për një ndarje mes pikërisht reperit dhe bukuroshes Florenta Islami.

Si do që të jetë, Telegrafi ka kontaktuar menaxhmentin e Getoar Selimit, të cilët nuk kanë pohuar e as nuk e kanë mohuar lajmin.

“Nuk mund të komentojmë asgjë më shumë rreth kësaj. Për më të rejat rreth kësaj do ta njoftojmë publikun”, ka deklaruar për Telegrafin menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti.

Nga ana tjetër, Liberta Spahiu nuk ka komentuar rreth këtyre raportimeve dhe mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të konfirmohet lidhja e re.

Getoar Selimi e gjen veten në mediat shqiptare për jetën e tij private teksa po e shijon suksesin e këngës “E Nxonme”, e cila është një prej top këngëve të vitit 2013 në raportin special të Telegrafit që do të zbulohet në ditët në vijim. /Telegrafi/

Publikuar: 28.12.2013 | 12:09
Lexuar: 1127 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime