E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreziku nga ortekët për momentin është i lartë në më shumë rajone të Alpeve zvicerane dhe skijimi jashtë shtigjeve të shënuara është i rrezikshëm
Tre viktima në ortekët në Alpet zvicerane



















Tre persona e humbën jetën dje gjatë shembjeve nga orteqet në Alpet e Zvicrës, kumtoi policia, duke bërë thirrje përsëri për kujdes në terrenet për skijim.

Një francez i moshës 27-vjeçare është kapluar nga stihia e borës në Ozier në Val A'Arpet. Viktima e dytë është një zviceran 36-vjeçar, i cili është ngujuar në Arolë, gjithashtu në kantonin Vale. I treti, një burrë 50-vjeçar, e ka humbur jetën nën dëborë në kantonin Grizon, në afërsi të Davos.

Rreziku nga ortekët për momentin është i lartë në më shumë rajone të Alpeve zvicerane dhe skijimi jashtë shtigjeve të shënuara është i rrezikshëm, paralajmëroi Instituti për studimin e borës dhe ortekëve.
Gjatë ditëve të fundit ortekët ua morën jetën gjashtë viktimave në Alpet zvicerane.

Publikuar: 31.12.2013 | 11:37
Lexuar: 1072 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime