E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Planeti Tokë deri në vitin 2100 sipas të gjitha gjasave do të jetë më i ngrohtë për katër gradë Celsius, tregon hulumtimi më i ri shkencor për ndryshimet klimatike.
Deri në fund të shekullit Toka më e ngrohtë për katër gradë













Siç transmeton "Gardian", rritja e këtillë e temperaturës do të mund të parandalohet vetëm me uljen e emetimit të gazrave të qelqta.

Sipas hulumtimeve shkencore të bëra nga profesori Stiven Shervud nga Universiteti australian në Uellsin e Ri Jugor, sa më shumë që planeti nxehet, aq më pak krijon re, që do të thotë se më pak dritë e diellit reflektohet në gjithësi, ndërkaq që kjo shkakton rritje të re të temperaturave.

Rritja e temperaturës prej katër gradëve do ta bëjë jetën më të rëndë, madje edh të pamundur në shumë pjesë të rajoneve tropike, që do të shkaktonte shkrirjen e akullit në Grenlandë dhe në një pjesë të Anktartikut, që, ndërkaq, do të rezultonte me rritje të dukshme të nivelit të detërave.

Publikuar: 02.01.2014 | 10:41
Lexuar: 983 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime