E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas mediave spanjolle, ajo që është më e rëndësishmë është se numri 10 u rikthye në formën më të mirë, i rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në bicepsin femoral të këmbës së majtë.
Messi rikthehet në stërvitje me Barcelonën








Lionel Messi ribashkohet me Barcelonën pas një muaji të kaluar në Argjentinë ku ndoqi fazën e rikuperimit të pësuar në muajin nëntor.

Sulmuesi është vënë nën urdhrat e trajnerit Tata Martino duke zhvilluar seancat stërvitore me kapacitet të plotë, por shanset që ai të luajë titullar në ndeshjen e së dielës kundër Elches janë të vogla.

Plani i rikthimit të tij në fushën e lojës parashikon aktivizimin e numrit 10 në ndeshjen pasardhëse kundër Atletico Madrid, por fillimisht ai do të grumbllohet për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Getafes, ku mund të luajë edhe disa minuta.

Duke e ditur se rikthimi i tij në fushë do të shtyhej edhe me disa ditë, lojtari e kaloi festën e fundvitit në vendlindjen e tij në Rosario, duke mos marrë pjesë në stërvitjen e parë të vitit 2014.

Sipas mediave spanjolle, ajo që është më e rëndësishmë është se numri 10 u rikthye në formën më të mirë, i rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në bicepsin femoral të këmbës së majtë.

Por nuk është vetëm Lionel Messi ai që ka shtuar buzëqeshjen e trajnerit Martino në këtë fillimviti sepse ai do të ketë në dispozicion edhe portierin titullar Victor Valdes, i rikuperuar plotësisht dhe i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Po ashtu edhe braziliani Neymar është i gatshëm të zbresë në fushën e lojës pasi konsumoi pezullimin e fundvitit për shkak të kartonëve.

Pak nga pak pjesët po bashkohen dhe Barcelona merr formën e një skuadre të plotë, e gatshme për të përballuar sfidat e vitit të ri të cilat nuk janë pak.

Kampionati mbetet i hapur me Atleticon e Madridit që e gjurmon hap pas hapi skuadrën katalanase, ndërsa Reali i Madridit po tregon një formë të mirë duke dhënë sinjale se nuk do të lëshojë terren deri në fund.

Publikuar: 03.01.2014 | 11:10
Lexuar: 646 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime