E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ndryshimet lidhur me Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi janë harmonizim me direktivat evropiane dhe në këtë mënyrë kemi Ligj, i cili do të shkojë në favor të të gjithë qytetarëve në Maqedoni", tha Boneva në deklaratën e sotme në Parlament.
VMRO-DPMNE, BDI dhe OJQ u pajtuan për Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi










Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së arritën pajtueshmëri të tërësishëm me organizatën joqeveritare "Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar" dhe lidhjen "Maqedonia pa diskriminim" për kërkesat e ndryshimeve të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, njoftoi sot deputetja, Silvana Boneva.

"Ndryshimet lidhur me Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi janë harmonizim me direktivat evropiane dhe në këtë mënyrë kemi Ligj, i cili do të shkojë në favor të të gjithë qytetarëve në Maqedoni", tha Boneva në deklaratën e sotme në Parlament.

Njëmbëdhjetë amandamentet nga grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, shtoi ajo, do ta përmirësojnë Ligjin egzistues në pjesën e definimit të llojeve të diskriminimit, thirrjen dhe nxitjen për të dhe viktimizimin.

"Arritëm pajtueshmëri rreth pavarësisë financiare të Komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi. Ajo do të sigurojë mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, ndërsa mbetet hapësirë edhe për mjete nga burime të tjera. Në të njëjtën kohë, nuk ka involvim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në punën e komisionit, i cili me rregullore të vet do të vendosë si do të punojë", theksoi Boneva.

Ajo konsideron se pas pajtueshmërisë me organizatat joqeveritare, ky Ligj do të jetë evropian dhe do të shkojë në favor të të gjithë qytetarëve, ndërsa do të ndikojë edhe në vlerësimin për Maqedoninë nga institucionet relevante.

"Ligji nuk e përjashton mbrojtjen e njerëzve me orientim të ndryshëm seksual, për arsye se i përfshin të gjitha llojet e diskriminimit", u përgjigj Boneva në pyetjen e gazetarëve nëse i përfshin ky ligj njerëzit me orientim të ndryshëm seksual dhe potencoi se me këtë shumë qartë është definuar se çka është martesa dhe për këtë shkak nuk do të lejohet legalizimi i martesave homoseksuale.

Publikuar: 17.03.2010 | 07:05
Lexuar: 4468 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime