E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ekipi janë larguar Ekrem Hoxhiq i cili është kthyer në Bihaq, pastaj edhe portieri Zerdevski është larguar, ndërsa nga obligimet e KF Gostivari pas përfundimit të kampionatit janë liruar edh e dy futbollist titullar Flamur Tairi dhe Xhihan Sefri të cilëve u kishte skaduar kontrata
Në pjesën pranverore prioritet do të kenë futbollistë vendor dhe të  rinj
Klubi i futbollit Gostivari starton nga 15 deri 20 janar


Shaban Sinani




Debutuesi në ligën e parë të futbollit në kampionatin 2013/14 KF Gostivari pjesën e parë të kampionatit e ka përfunduar në pozitën e fundit të renditjes tabelore pasi nga 19 përballjet e zhvi8lluara ka të shënuara 2 fitore , 5 barazime dhe 12 disfata duke grumbulluar vetëm 11 pikë që nuk japin shpresë për të mbijetuar në këtë ligë. Por me gjithat drejtuesit be KF Gostivarit janë duke i bërë parapërgatitjet e fundit për fillimin e përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit për tu munduar të arrin të pamundurën dhe eventualisht ti ikin pozitës s ë fundit.

“Sipas të gjitha gjasave me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit do të fillojmë gjatë periudhës nga 15-20 janar. Stafi teknik me në krye Mite Mitev është duke përgatitur plan programin e përgatitjeve që do ta shqyrtoj kryesia e klubit. Do të shohim por ajo që është e sigurt se përparësi do tu jepet futbollistëve vendor gjegjësisht të rinjve“ tha kryetari Gazmi Beqiri.

Sa i përket lëvizjeve në klubin e futbollit Gostivari për momentin nuk ka asnjë futbollist që ka ardhur, ndërsa dihet se nga ekipi që më parë janë larguar Ekrem Hoxhiq i cili është kthyer në Bihaq, pastaj edhe portieri Zerdevski është larguar, ndërsa nga obligimet e KF Gostivari pas përfundimit të kampionatit janë liruar edh e dy futbollist titullar Flamur Tairi dhe Xhihan Sefri të cilëve u kishte skaduar kontrata

Publikuar: 07.01.2014 | 20:49
Lexuar: 795 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime