E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I ftohti polar që ka pushtuar një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë që Organizata Botërore e Meteorologjisë të publikojë temperaturat reale të shtatë kontinenteve
Temperatura më e ulët në botë, -82.9 gradë
I ftohti polar që ka pushtuar një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar dhe temperaturat më të ulëta të dy dekadave të fundit, ka bërë që Organizata Botërore e Meteorologjisë të publikojë temperaturat reale të shtatë kontinenteve, të cilat thyejnë rekordet botërore të këtyre viteve të fundit.
Kështu në vend të parë renditet kontinenti i Antarktidës, i cili shënon -89.2 gradë celsius, më pas vjen Azia me -67.8 gradë celsius, pasohet nga Amerika e Veriut e kështu me radhë.
Ja temperaturat për secilin kontinent:
Antarktidë -89.2C (Vostok,1983)
Azi -67.8C (Verhojansk, Rusi, 1892 dhe Oimekon, Rusi, 1933)
Amerika e Veriut -63C (Snag, Jukon, Kanada, 1947)
Europë -58.1 (Ust'Schugor, Rusi, 1978)
Amerika e Jugut -32.8C (Sarmiento, Argjentinë, 1907)
Afrikë -23.9C (Ifrane, Marok, 1935)
Australi -23C (Charlotte Pass, New South Wales, 1994). (BS)

Publikuar: 08.01.2014 | 10:23
Lexuar: 1380 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime