E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Se ç’ndodh më pas, nuk mësohet në tekstin e leximit dhe kanë qenë jo të paktë ata fëmijë që janë bërë kuriozë për fundin e historisë.
Nxënësit e Gjakovës takojnë Dritëro Agollin





Veprat e tij janë të shumta e pikërisht një e tillë është bërë shkas për një miqësi të re mes shkrimtarit Dritëro Agolli dhe disa nxënësve nga Gjakova.

Një histori e shumë viteve më parë, në një dimër të egër me dëborë, që i kishte ndodhur Dritëro Agollit fëmijë, ka bërë kuriozë dhjetëra fëmijë të klasave të pesta.

Në tekstin e leximit për këto klasa është përfshirë edhe një pjesë nga tregimi “Ujku”. Një histori e vërtetë, fundi i së cilës nuk jepet në libër.

Tregimi na kthen shumë vite pas, kur Agolli fëmijë shkonte në shkollë mes dëborës dhe rrethohet nga një tufë ujqish. Për t’u shpëtuar, ai ngjitet në një pemë.

Se ç’ndodh më pas, nuk mësohet në tekstin e leximit dhe kanë qenë jo të paktë ata fëmijë që janë bërë kuriozë për fundin e historisë.

Kështu ka ndodhur edhe me nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë, të cilët kanë dashur të zgjidhin dilemën e tyre duke i dërguar një letër shkrimtarit.

Pasi i rendisin disa nga variantet e tyre për mënyrën se si fëmija i dikurshëm i shpëtoi ujqërve, ata i luten shkrimtarit t’ua tregojë fundin e historisë.

Por cila ka qenë përgjigjia e Agollit?

“Më është bërë shumë qejfi që këta nxënës janë përpjekur t’i gjejnë fundin tregimit. Ja si mbaron tregimi: vijnë gjuetarët dhe i vrasin ujqit, përfshi edhe një ujk të vogël që ishte i pafajshëm.

Ai tregim është shkruar për të treguar se viktima janë ata që nuk kanë bërë faj: të vegjëlit. Po të shohësh tek hakmarrja: vrasin fëmijët dhe jo vrasësin.

Edhe tek korrupsioni, nuk i gjen gjë të mëdhenjtë, por të vegjëlit. Për këtë arsye ky tregim është ndaluar në vitin 1963.”

Publikuar: 09.01.2014 | 14:44
Lexuar: 919 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime