E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në profilin e tij në Facebook, më 24 dhjetor Osmani ka shkruar “Hajde more vlla sirijen me pa se si muxhahidet vdesin per Allah.
Një shqiptar nga Shkupi vritet në Siri











Alim Osmani 22 vjeçari nga Shkupi është vrarë në Siri duke luftuar kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Assad.

Ai u është bashkuar luftimeve në Siri në qershor të vitit të kaluar.

Familjarë të Osmanit në një email kanë demantuar mediat serbe që raportojnë se Osmani është nga Ferizaji.

“Osmani ka luftuar krah për krah me forcat e ushtrisë së lirë siriane. Ai është nga Shkupi dhe vetëm disa herë ka vizituar familjarët në Ferizaj. Na lajmëruan se për fat të keq kufoma e tij nuk mund të sillet në Maqedoni” njoftojnë familjarët.

Në profilin e tij në Facebook, më 24 dhjetor Osmani ka shkruar “Hajde more vlla sirijen me pa se si muxhahidet vdesin per Allah.

Oj nen mos qaj per mua se un nuk kthehem me po lutju Zotit per mua qe te jem i dashtun per tenënë mos qaj për mua se un nuk kthehem më, po lutju Zotit për mua që të jem i dashtun për të”.

Vetë javën e kaluar janë vrarë katër shqiptar në Siri.

Publikuar: 13.01.2014 | 12:23
Lexuar: 841 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime