E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“ Po është e saktë se grumbullimi është caktuar për datën 16 janar në orën 12:00. Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet në orën 13:00 tek palestrat sportive me bar sintetik pas kompleksit ‘Ramstor’ në Tetovë” tha Ilami Halimi
Çelik , Jusufi dhe Taho, tre përforcimet e  para
K.F. Vrapçishti, me përgatitje starton me 16 janar


Shaban Sinani






Klubi i futbollit Vrapçishti anëtare në ligën e dytë republikane të enjten me 16 janar starton me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit. Lajmin e ka bërë të njohur drejtori sportive Ilami Halimi i cili theksoi se grumbullimi i parë do të bëhet në Tetovë në orën 12:00, ndërsa seanca e parë stërvitore do të zhvillohet në orën 13:00 në kompleksin sportive “ Po është e saktë se grumbullimi është caktuar për datën 16 janar në orën 12:00. Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet në orën 13:00 tek palestrat sportive me bar sintetik pas kompleksit ‘Ramstor’ në Tetovë” tha ai.

Duke pasur para sysh pretendimet e ekipit të Vrapçishtit, drejtuesit e klubit bëjnë përpjekje që në ekip të sjellin përforcime dhe freskime në fondin e lojtarëve.“Deri më tani kemi angazhuar Rufat Çelik 25 vjeçar i cili vinë nga Gostivari,pastaj Sadik Jusufi 23 vjeçar gjithashtu nga Gostivari si dhe futbollisti Shemsi Taho” tha drejtori sportiv Ilami Halimi.

kf varpcishti starton me pregatitje

Drejtuesit e KF Vrapçishti bëjnë të njohur se gjasat janë reale që deri ditën e enjte kur fillojnë fazat përgatitore e mundshme është që të ketë edhe dy-tre përforcime, por kjo do të ndodhë pas kthimit të trajnerit Xhengis Rexhepi i cili aktualisht qëndron në Turqi .
KF Vrapçishti në pjesën vjeshtore të kampionatit nga 15 ndeshje të zhvilluara ka të shënuara 7 fitore , 3 barazime dhe 5 disfata me golavrazh 26-19 dhe 24 pikë të grumbulluara aktualisht janë në pozitën e pestë në renditjen tabelore. Pjesa pranverore e kampionatit starton me 1 mars, ndërsa Vrapçishti është mysafire e ekipit Rrufeja-M në xhiron e 16-të.

Publikuar: 14.01.2014 | 19:45
Lexuar: 746 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime