E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Për shkak të mjegullës janë anuluar fluturimet në Aeroportin e Shkupit








Mjegulla e ka zvogëluar dukshmërinë te aeroporti "Aleksandri i Madh" në Shkup, për të cilin shkak në mëngjes janë anuluar fluturimet për dhe nga Stambolli, të parapara për në ora 08:15 dhe 09:10.

Janë realizuar fluturimet deri në ora 6 e mëngjesit, tregojnë informatat e ueb faqes në aeroportin e Shkupit.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Koçan-Delçevë dhe Berovë - Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Publikuar: 17.01.2014 | 12:44
Lexuar: 695 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime