E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ish-boksieri i mirënjohur amerikan, Mike Tyson, ka vendosur të realizojë një film për jetën e tij, projekt ky të cilin do ta realizojë së bashku me gruan e tij, Lakiha Spicer, shkruan NY Post.
Mike Tyson realizon film për jetën e tij















Pjesa më interesante e këtij projekti janë aktorët për të cilët Spicer mendon se do t’i bashkëngjiten filmit.

Boksierin në moshë të re pritet ta luajë një aktor i panjohur, ndërsa Kevin Spacey është një mundësi për të luajtur mentorin e Tyson, trajnerin Cus D’Amato.

Aktorja Helen Mirren do të luajë rolin e nënës së tij adoptuese, Camille Ewald.

Kjo nuk është hera e parë që Mike Tyson përfshihet në një projekt filmik. Ai është paraqitur në komedinë e Las Vegasit, The Hangover, dhe gjithashtu është paraqitur edhe në vazhdimin e këtij filmi, The Hangover II.

Publikuar: 19.01.2014 | 19:03
Lexuar: 869 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime