E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Për vdekjen e babait tonë të të gjitha sporteve, Mentaz Allajbegu kemi njoftuar federata të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, por jo vetëm këto, pasi janë ftuar edhe figura të njohura të sportit dhe shumë miqë të legjendarit të sportit të mundjes, pastaj edhe gazetarë të ndryshëm sportiv. Thjeshtë janë ftuar të gjithë ata që e kanë njohur dhe që kanë pasur miqësi me trajnerin kampion të mundjes, Mentaz Allajbegu”, kanë njoftuar nga KM Liria.
Një grusht dhe nga shqiptarët për Mentazin e madh



Çfarë pritet të ndodh nesër (e hënë)? Në atë qytet pa jetë, ku mijëra njerëz do të bëhen bashkë për të përcjellur në banesën e fundit, një yll të sportit, një meteor që duket se flet akoma edhe sot.

Nesër Shkupi, Tirana, Prishtina dhe shumë qytete të tjera janë në zi.

Janë kështu, sepse dhimbja është kudo, për të gjithë ata që e njohën që e dinë historinë dhe jetën e këtij kolosi.
Ai ishte i të gjithëve...i Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Manastirit, Kumanovës, Luginës së Preshevës, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndaj të hënën, në ditën e lamtumirës, vijnë të gjithë...Kosova, Shqipëria, shqiptarët e Maqedonisë e tjerë.
“Për vdekjen e babait tonë të të gjitha sporteve, Mentaz Allajbegu kemi njoftuar federata të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, por jo vetëm këto, pasi janë ftuar edhe figura të njohura të sportit dhe shumë miqë të legjendarit të sportit të mundjes, pastaj edhe gazetarë të ndryshëm sportiv. Thjeshtë janë ftuar të gjithë ata që e kanë njohur dhe që kanë pasur miqësi me trajnerin kampion të mundjes, Mentaz Allajbegu”, kanë njoftuar nga KM Liria.

Mentaz Allajbegu ka ndërruar jetë, të dielën, në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundje prej disa muajsh.
Allajbegu është padyshim emri më i madh i mundjes shqiptare ndër vite, i nderuar me çmime të shumta, ndërsa ka nxjerrë edhe kampion të shumtë vendor, evropian dhe botëror.


Varrimi i tij bëhet ditën e hënë (ora 14:00) në varrezat e Nerezit në kohën e Iqindisë. (lajm)

Publikuar: 19.01.2014 | 21:40
Lexuar: 738 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime