E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në tri qytete të Zvicrës promovohet libri “Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje” Në Lozanë, Cyrih e Kreuzlingen, ky libër monografik i gazetarit, Rexhep Rifati, shoqërohet edhe me disa pika artistike, të zhanreve të ndryshme, të krijuesve tanë në shtetin helvetik
Promovohet libri në mërgatë














Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër (SHKSHZ ) , në tri qendra të Zvicrës organizon promovimin e librit: “Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje” të gazetarit Rexhep Rifati, në: Restaurant: Al Grotto, route de Reculan, En Vertet 1024 Ecublens/VD (përballë shitores Conforama ) më 26 janar, e diele, ora 15:00.

Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, Sonnenwiesenstrasse 26/ 8280 Kreuzlingen më 1 shkurt , e shtunë, ora 18:00 dhe promovimi i tretë në Restaurant : Salmen Uitikonerstrsse 17 / 8858 Schlieren ZH (044 730 60 71) më 2 shkurt , e diele ora 15:00.

Në të gjitha promovimet anëtarë të shoqatës, kryesisht shkrimtarë do të flasin lidhur me monografinë kushtuar arritjeve të shqiptarëve në Zvicër. Gjithashtu të gjitha këto evenimente do të shoqërohen edhe me pika tjera artistike, të zhanreve të ndryshme, të krijuesve tanë në shtetin helvetik.

Përndryshe libri përmes 1.224 fotosh, të realizuara, kryesisht nga autori, në mbi 500 faqe regjistron të arriturat e shqiptarëve në Zvicër në fusha të ndryshme.

Publikuar: 21.01.2014 | 09:31
Lexuar: 856 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime