E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Tiranë nënshkruhet marrëveshja e Ministrisë së Kulturës me rrjetin evropian të letërsisë
Shqipëria më afër Evropës përmes kulturës









Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me rrjetin evropian për letërsinë dhe librat “Traduki”.

Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka vlerësuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka rëndësi të madhe pasi për herë të parë institucionalizohet shkëmbimi përmes një program përkthimesh dhe e afron Shqipërinë me Evropën nëpërmjet gjuhës shqipe, autorëve dhe letërsisë.

Në rrjetin “Traduki” marrin pjesë Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kosova, Kroacia, Lihtenshtajni, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zvicra.

Ministria e Kulturës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se përmes këtij rrjeti mbështetet shkëmbimi midis pjesëmarrësve nëpërmjet një programi përkthimesh nga letërsia, libra eseistikë-dokumentarë aktualë si dhe libra për fëmijë e të rinj të shekujve 20 e 21.

Një vëmendje e veçantë u kushtohet përkthyesve, veprimtaria e të cilëve si përçues të rëndësishëm kulturor i ka dhënë emrin këtij projekti.

Takimet midis shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve, bilbiotekarëve, kritikëve dhe shkencëtarëve kanë për qëllim të nxisin shkëmbimin e informacionit europian e ndër rajonal si dhe të forcojnë bashkëpunimin, thuhet më tej në njoftim.

Publikuar: 22.01.2014 | 11:36
Lexuar: 815 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime