E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas minutash të tëra bisedimesh, pengmarrësi pranon të zbresë nga çatia, por jo të lëshojë pengun e tij.
Në shenjë proteste, i dashuruari merr peng të dashurën








Një punonjës ndërtimi ndërmori një akt ekstrem duke rrezikuar jetën e të dashurës dhe të veten në shenjë proteste kundër familjarëve të vajzës që refuzonin martesën e tyre.

Punonjësi 29-vjeçar mori peng me një hanxhar në dorë të dashurën e tij dhe e zhveshi atë në çatinë e një banese në provincën Sanya në Kinë.

Dhjetra kalimtarë dhe banorë të zonës u bënë dëshmitarë të çmendurisë së tij.

Forca të shumta të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën bisedimet me pengmarrësin e dashuruar. Por 29-vjeçari kërcënoi se do të vriste të dashurën e tij nëse familjarët e saj nuk i lejonin që të martohej me të.

Pas minutash të tëra bisedimesh, pengmarrësi pranon të zbresë nga çatia, por jo të lëshojë pengun e tij.

Në këtë moment, dy policë ndërhyjnë duke e neutralizuar atë.

I identifikuar me emrin Lin, ai u arrestua dhe u shoqërua në rajonin policor për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij, përfshirë këtu ajo e pengmarrjes, që i rrezikon vite të rëra burg, sipas kodit të ashpër penal të Kinës.
Në shenjë proteste, i dashuruari merr peng të dashurën
Në shenjë proteste, i dashuruari merr peng të dashurën
Në shenjë proteste, i dashuruari merr peng të dashurën
Në shenjë proteste, i dashuruari merr peng të dashurën
Në shenjë proteste, i dashuruari merr peng të dashurën
Në shenjë proteste, i dashuruari merr peng të dashurën
Në shenjë proteste, i dashuruari merr peng të dashurën

Publikuar: 22.01.2014 | 14:28
Lexuar: 1410 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime