E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha do të largohet nga Brisbane Roar në fund të sezonit aktual për t’u bashkuar me skuadrën tjetër australiane të Melbourne Victory.
Berisha firmos për Melbourne Victory












Javët e fundit, emri i sulmuesit u lidh me një transferim të mundshëm në Europë, por Melbourne avancoi në bisedime duke e bindur ish-sulmuesin e kombëtares kuqezi të qëndrojë në vendin e kangurëve edhe për dy sezonet e ardhshme.

Lajmin e konfirmon trajneri i skuadrës së Brisbane, Mike Mulvey që shton se shoqëria është vënë në lëvizje për të afruar në skuadër një tjetër sulmues me peshë.

Nga ana tjetër, tekniku i Melbourne, Kevin Muscat shprehet i lumtur për afrimin e Berishës duke theksuar se ai është një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit Australian. Ai shton se Melbourne ka bërë një përforcim me peshë.

Gjithsesi, marrëveshja e Berishës me Melbourne nuk kalon pa pasoja sepse kjo lëvizje ka ngjallur reagimin e tifozëve të Brisbane Roar, të cilët e konsideronin shqiptarin një hero për atë që ka dhënë në këto vite për ekipin e tyre.

Në 65 ndeshje të luajtura me fanellën e Brisbane, Berisha ka shënuar plot 41 gola, ku ai i fitores 2-1 ndaj Perth në vitin 2012 do të mbahet mend gjatë pasi i dhuroi titullin kampion skuadrës së tij. 28-vjeçari do të bashkohet me Melbourne Victory në muajin Korrik të këtij viti.

Publikuar: 22.01.2014 | 18:39
Lexuar: 727 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime