E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Skenari për filmin më të ri të regjisorit Quentin Tarantino, "The Hateful Eight", ka "rrjedh" në publik. Këtë gjë regjisori e ka kuptuar kur agjenti i tij ka filluar të marrë telefonata të shumta nga agjentë të tjerë, të cilët i kanë ofruar aktorët e tyre për të luajtur në këtë film.
Tradhëtohet Tarantino









Skenari për filmin më të ri të regjisorit Quentin Tarantino, "The Hateful Eight", ka "rrjedh" në publik pasi që Tarantino ia ka dhënë për ta lexuar producentëve dhe tre prej aktorëve të paraparë për të luajtur në në këtë film.

Këtë gjë regjisori e ka kuptuar kur agjenti i tij shumëvjeçar, Mike Simpson ka filluar të marrë telefonata të shumta nga agjentë të tjerë, të cilët i kanë ofruar aktorët e tyre për të luajtur në këtë film.

"Jam në deprsion. E kam mbaruar skenarin, versionin e parë, dhe nuk menduar t'i filloj xhirimet deri në dimrin e ardhshëm", ka thënë Tarantino, i cili tani ka filluar të hulumtojë se kush është fajtor për nxjerrjen e skenarit në publik.

"Skenarin ia kisha dhënë producentit Reggie Hudlin. Ai kishte lejuar një agjenti tjetër që të shkonte në shtëpinë e tij për ta lexuar skenarin. Kjo është tradhëti, por jo zhgënjim, ngase agjenti nuk e ka mbajtur skenarin. Përveç Hudlin, skenarin ia kam dhënë për ta lexuar edhe tre aktorëve, Bruce Dern, Tim Roth dhe Michael Madsen.

Vetëm për Tim Roth jam i sigurtë se nuk e ka bërë këtë. Njëri prej dy tjerëve ia ka dhënë skenarin agjentit të tij, pastaj ai e ka shpërndarë gjithandej Hollywood-it. Nuk e di si punojnë këta agjent, por e di që ky nuk do të jetë filmi i ardhshëm të cilin do ta xhiroj", ka deklaruar Tarantino.

Se çfarë do të bëhet tani me këtë skenar, Tarantino ka thënë se me gjasë do ta botojë si libër, të cilin ndoshta do ta bëjë film pas 5 vjetësh.

Publikuar: 23.01.2014 | 10:58
Lexuar: 841 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime