E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky i fundit ka reaguar duke i thënë agresorit se ishte duke pritur që të merrte fëmijët nga shkolla. E ndërsa Braushi nuk e ka liruar vendin e parkimit, ka nisur sherri.
Horror! Për parkimin, burri i mësueses thikë në zemër babait të 2 nxënësve








Sherri për parkimin emakinës i ka kushtuar jetën një 32-vjeçari nga Kuçova.

Artan Braushi, baba i dy fëmijëve, u vra dje me thikë në zemër, ndërsa pak minuta pas ngjarjes përfundoi në pranga autori i krimit, Elton Bori. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme, para shkollës "11 Janari" në qytetin e Kuçovës.

Mësohet se Braushi ishte duke pritur dy fëmijët e tij të dilnin nga mësimi kur është konfliktuar me 36-vjeçarin Bori. Sipas policies lokale, Elton Bori, bashkëshort i një mësueseje në këtë shkollë, është afruar me automjetin e tij para ndërtesës së shkollës dhe i ka kërkuar Braushit të lironte vendin e parkimit.

"Më liro vendin që të parkoj makinën", i ka thënë 36-vjeçari viktimës. Ky i fundit ka reaguar duke i thënë agresorit se ishte duke pritur që të merrte fëmijët nga shkolla. E ndërsa Braushi nuk e ka liruar vendin e parkimit, ka nisur sherri.

Fillimisht, ata kanë debatuar ashpër, por sherri ka degjeneruar në sharje e fyerje të ndërsjella. Më pas autori ka marrë një thikë që e mbante në makinë dhe e goditur 32-vjeçarin disa herë në afërsi të zemrës, duke e plagosur rëndë. Menjëherë, Artan Braushi është dërguar për në Spitalin Rajonal të Beratit, por goditja ka qenë fatale.

Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Pas sinjalizimit për ngjarjen, policia është vënë në ndjekje të agresorit, duke bërë të mundur kapjen e tij. Elton Bori, i cili akuzohet për "Vrasje me dashje", është dërguar në qelitë e paraburgimit. Ndërkohë, 25-vjeçari Dorjan Domi, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", dje pohoi se kushëriri ndërroi jetë para syve të tij.

Kur e morët vesh për ngjarjen?

Në mesditë, rreth ores 13:00. Më njoftuan se kanë goditur me thikë Artanin në afërsi të shkollës 9-vjeçare të lagjes "11 Janari". Shkova menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa pashë kushëririn tim të mbuluar në gjak. Nuk kishim kohë të pyesnim sesi dhe kush e kishte goditur, por e nisëm me shpejtësi për në Spitalin Rajonal të Beratit. Ishte e tmerrshme, Ardianin e pamë tek jepte shpirt. Ai humbi jetën gjatë rrugës, pa mbërritur në spital.

Dini gjë si ndodhi ngjarja ku mbeti i vrarë kushëriri juaj?

Teksa ishim duke udhëtuar për në Berat, më treguan rreth ngjarjes. Mësova se Artani kishte shkuar të merrte dy fëmijët nga shkolla, ndaj kishte parkuar makinën para godinës. Më pas ka shkuar vrasësi, i cili i kishte kërkuar Artanit që ta hiqte makinën, pasi do parkonte ai. Artani i kathënë atij se po priste të dilnin fëmijët dhe do të largohej. Por vrasësi, i cili kishte bashkëshorten e tij mësuese në shkollën 9-vjeçare, e ka urdhëruar kushëririn tim tëlargohej menjëherë. Ky ka qenë shkaku i konfliktit, I cili i mori jetën të afërmit tim. Është e tmerrshme dhe ende nuk dua ta besoj një gjë të tillë. Vetëm në Shqipëri, njerëzit e pafajshëm vriten sikur të ishin miza.

Kishte njohje më pare Artani me personin që e goditi për vdekje, apo ndonjë konflikt me të?

Jo, Artani ishte njeri shumë i urtë dhe pa konflikte. Ai nuk ka pasur debat me asnjë njeri. Nuk di që Tanin ta lidhte gjë me vrasësin. Ka qenë thjesht çmenduri e rastit.

Cili është apeli juaj?

Duam drejtësi. Autori I krimit të përgjigjet para ligjit.

(a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Publikuar: 23.01.2014 | 14:08
Lexuar: 782 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Kosove (24/01/2014 09:55:06) Autori i krimit duhet te varet dhe te lihet pergjate qytetit ashtu i varur dhe te gjithe ta shohin ate kriminel!

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime