E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shfaqja nga Shqipëria e realizuar nga Teatri “Metropol” fitoi vendin e parë në festivalin e dramës shqipe në Gjilan. Aktorja më e mirë është shpallur Amernis Jovanovska - Nokshiqi, ndërsa çmimi aktori më i mirë i ka takuar Gëzim Bucollit.“Regjia më e mirë” i ka takuar regjisores Blerta Neziraj-Rrustemi, kurse “Teksti më origjinal” ka shkuar për Ferdinand Hysin.
“Tri mendje në ankand” triumfoi në “Talia e Flakës”












Drama tragjiko-komike e titulluar “Tri mendje në ankand” me tekst të Ferdinand Hysit dhe regji të Elma Doresi është zgjedhur të premten mbrëma shfaqja më e mirë për këtë vit në Festivalin e dramës shqiptare “Talia e flakës” që organizohet në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” në Gjilan.

Kjo shfaqje e inskenuar për herë të parë gjatë viteve 90-ta dhe e realizuar nga Teatri “Metropol” nga Tirana ka arritur arritur ti ngre në këmbë shikuesit gjilanas, i cili të cilët në numër tejet të madh kishin ardhur gjysmë ore më herët për t’i zënë ulëset e Teatrit profesionist të Gjilanit.

Kjo dramë për temë kryesore ka një ngjarje që e tëra zhvillohet brenda mureve të një spitali psikiatrik, ku tre të sëmurë mentalë kanë vetëm një shqetësim, që mbush ditët e tyre, ata kanë synimin sesi t’i mbyllin vrimat e kësaj ndërtese, e cila pikon nga të gjitha anët. “Nuk jemi budalla, por të çmendur. Jashtë pamë kafshë, por ne duam të shikojmë njerëz” ishin këto disa nga mesazhet më thumbuese të kësaj shfaqje që u inskenua në natën mbyllëse të “Talia e flakës” për vitin 2014.

“Faleminderit shumë nga publikun gjilanas për mikpritjen. Ju jeni çmimi më i madh për ne. Falënderoj edhe drejtorin e Teatrit të qytetit të Gjilanit, Ali Demin i cili na ka ftuar që të jemi pjesë e festivalit “Talia e Flakës”, po ashtu një falënderim shkon edhe për jurinë vlerësuese.

Këtë çmim do ta ëndërronte ta fitonte çdo regjisor.”, ka thënë shkurt para të pranishmëve regjisorja triumfuese në “Talia e flakës”, Elma Doresi, e cila mori çmimin kryesor nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri që bëri mbylljen e këtij festivali.

Në Festivalin e dramës shqiptare “Talia e flakës”, çmimin aktorja më e mirë e ka fituar Amernis Jovanovska - Nokshiqi e cila ka luajtur në shfaqjen “Gishti” të realizuar nga Teatri shqiptar i Shkupit.

Çmimi aktori më i mirë i ka takuar Gëzim Bucollit që me performancën e tij në premierën e shfaqjes “Zonja me maskë”, ka arritur ta bind jurinë profesionale e cila ishte në përbërje nga aktorja e teatrit dhe filmit Rajmonda Bulku, regjisori Agim Selimi dhe dramaturgu Jahi Jahiu, që ky çmim t’i takojë atij.

“Rruga e njeriut që niset nga asgjë dhe arrinë deri të diçka me vlerë, nuk është aspak e lehtë dhe është tejet interesante e me përplot sfida. Faleminderit për vlerësimin.”, ka theksuar kështu aktori i ri Gëzim Bucolli.

Çmimi “Aktori/ja më e mirë në rolin dytësor”, i ka takuar aktores Elona Hyseni, për performancën e saj në "Tri mendje në ankand"
“Aktorët janë shumë të zot atëherë kur dalin në skenë dhe të thonë mjaft më me atë dritë, sepse në fund të fundit ky është një lloj misioni kryesor i këtij profesioni dhe këtë dritë faleminderit që e shikuat. Në këtë shfaqje së bashku më kolegët ishte aventura më e bukur që kemi përjetuar deri më tani.”, ka thënë Hyseni.

Me çmime u nderuan edhe disa artistë tjerë që me shfaqjet e tyre kishin qenë pjesë e konkurrencës së “Talia e flakës”. Aktorja Tringa Hasani, ka fituar çmimin “Aktori/ja me më perspektivë”, ndërkohë çmimi “Arritja jetësore” ka shkur për aktorin Nexhmedin Imeri, ku këtë çmim ia ndau drejtori i Teatrit të Gjilanit, Ali Demi, që për të u tha se së shpejti do të dalë në pension dhe që do t’i mungojë shumë skenës teatrale.

“Regjia më e mirë” i ka takuar regjisores Blerta Neziraj-Rrustemi, kurse “Teksti më origjinal” ka shkuar për tekstshkruesin e shfaqjes fituese të “Talia e flakës” për këtë vit, Ferdinand Hysin.
Në kuadër të festivalit “Talia e Flakës” janë mbajtur edhe debate për shfaqjet si dhe ligjërata lidhur me artin skenik nga dramaturgë dhe përfaqësues të tjerë të jetës teatrore.

Manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” që sivjet i kushtohet 30 vjetorit të rënies së dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha përmbyllet me 31 janar, me pjesët e artit letrar “Pena e Flakës” dhe Orën e madhe letrare, ku shpallen edhe fituesit e konkursit letrar, si dhe me programin muzikor “Festa e Flakës”.

Publikuar: 25.01.2014 | 12:12
Lexuar: 943 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime