E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo tashmë vërteton epitetin primadonë, siç e quajtën në Kosovë. Është paraqitur gjithmonë me surpriza, por këtë herë po flasim për diçka shumë më ndryshe. Kësaj radhe vjen me një këngë që në ditën e parë të publikimit u quajt "Një ndër punët më të mira të Adelinës ndër vite" .
Adelina - Si u përballa me serbët për këngën ku kërkoj Ilirinë


















Nga: Blerand Rexhepi


Ajo tashmë vërteton epitetin primadonë, siç e quajtën në Kosovë. Është paraqitur gjithmonë me surpriza, por këtë herë po flasim për diçka shumë më ndryshe. Kësaj radhe vjen me një këngë që në ditën e parë të publikimit u quajt "Një ndër punët më të mira të Adelinës ndër vite" . E kënduar shumë trendy dhe me një look "MTV shqipe", të bën të mendosh që Adelina gjithmonë pas një skandali, sjell një sukses. Dhe pa dyshim që një këngë e klikuar për vetëm 20 orë mbi 10 mijë herë në internet, është një sukses që do e lakmonte çdo këngëtar.

Flasim për projektin më të ri të Adelina Ismailit të titulluar "Urdhër i Ri ILLYRIC”. "Është një bashkëpunim me K-Master, ku kemi punuar bashkë në muzikën, orkestrimin dhe tekstin. Më herët ishte bërë si duet dhe duhej të bëhej klip që para një viti, por materiali i regjistruar ishte tejet i dobët dhe dështoi realizimi. E remiksuam dhe doli një gjë e bukur. Jam shumë e kënaqur", - shprehet këngëtarja.

Kënga remix është regjistruar më herët, por tendenca e Adelinës që të gjithë Ballkanin ta kthejë në “Illyria” në këngë e klip, hasi në një "protestë" të Shoqatës së artistëve serbë dhe ankesa e tyre rrezikonte çensurimin e klipit: "Isha e befasuar se sa shpejt reaguan, pas një prononcimi tim të vetëm mbi këngën. Madje në ankesë kishin bashkangjitur edhe fotot e marra nga interneti. Unë mendoja që ishin ankuar nga xhelozia pse kam në klip një shqiptar të bukur, nudo, me tatto Illyricum (qesh). Bëj shaka, në fakt hoqëm të zitë e ullirit derisa u hodh poshtë ajo ankesë", - thekson Adelina.

Klipi i këngës tashmë ka mbaruar pas një pune të lodhshme dhe keto ditë po bën xhiron nëpër televizionet muzikore. ”Jam e lumtur që po kërkohet nga dëgjuesit dhe shikuesit. Fati im janë televizionet lokale ku domosdosmërisht plotësohet dëshira e shikuesit, gjë që nuk ndodhte në të kaluarën kur kishim vetëm një televizion, ku drejtori apo redaktori plotësonte dëshirat e veta në transmetim publik (qesh)”. Versioni remix i këngës “Urdhër i ri” vjen me video, menjëherë pasi këngëtarja hodhi në treg këngën dhe klipin “Tribalb”. Për herë të parë në një klip shqiptar është angazhuar edhe një koreograf amerikan.

Me një styling të ri që nuk është parë deri më sot te ne, dhe për herë të parë gjatë gjithë këtyre viteve karriere me një mashkull pranë, janë këto disa karakteristika të përfshira në klipin më të ri të Adelinës. Mashkulli që shihet në klip, është një ndër meshkujt e parë shqiptarë që është parë me këtë tatto, së paku të filmuar: "Ajo është pjesa ime e preferuar. Mos më pyesni a ishte i zhveshur, nuk do të komentoj (qesh). Tani kur në klipet shqiptare më shumë kemi meshkuj që “zhvishen”, une kisha mashkullin të veshur me Illyricum-in e shenjtë. A nuk është për t'u admiruar?" (qesh).

Duket më në formë se kurrë, duke mos lëshuar edhe pjesmarjen nëpër koncerte andej nga jetojnë shqiptarët, herën e fundit Adelina ishte në Norvegji dhe Gjermani, ku bëri një Show të vërtetë me humoristat, "Stupcat" nga Kosova. Në intervistën e dhënë në BBC UK, këngëtarja paralajmëroi një "Piano Show" në koncertin e rradhës në Zvicër, për të na rikujtuar se përballë Adelinës e cila skandalizon "përkrahësit e vlerës", ajo është një pianiste e diplomuar që kur do, i lë gojëhapur profesionistët.

Sipas të njejtave burime, mësojmë se këto ditë këngëtarja është në një pushim të shkurtër në Francë, gjë që habiti fansa të shumtë që prisnin hyrjen e saj në "VIP Shpija e Kosovës" si më e votuara në sondazh për hyrjen në këtë reality show. Si duket këngëtares kosovare pas shfaqjes eksplozive në “Big Brother Albania”, tjetër reality show nuk i'a mbush syrin apo thjeshtë Adelina po merr pushimin e merituar pas klipit të ri. Thuhet që klipi do të bëjë një jehonë të madhe në media, për shkak të përmbajtjes në tekst dhe skenave të xhirimit, dhe se është vënë në pikëpyetje, nëse do mund të trasmetohet në kanalet muzikore të vendeve fqinje që trasmetojnë muzikën e gjithë vendeve ballkanike.

“Kënga dhe klipi janë prodhim europian, unë pa modesti të rrejshme u rikujtoj që jam tashmë një artiste europiane. Europa e di që Ballkani i sotëm është Iliria jonë, dhe le të tentojnë të çenzurojnë deri në pafundësi, por një gjë e tillë s`ka për të ndodhur. Në Kosovë nuk e mbroja dot as veten, as dhe një performancë, më shumë nga shqipfolësit. Tani kur më mbron ligji europian, e kam shumë më lehtë të mbroj të vërtetën për shqiptarët“, përfundon rrëfimin e saj eksluziv për “Panorama plus”, këngëtarja Adelina Ismaili.

Publikuar: 22.03.2010 | 07:05
Lexuar: 2829 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
donna (22/03/2010 21:20:54) adelina njesh fare
ermali (23/03/2010 16:34:57) kjo eshte sexi i kosves,qe ju sherben hajnav te kosoves dhe serbise
adelina (31/03/2010 18:47:23) ma e forta je adelin i ki qart krejt me kit klip veq vazhdo se veq ti din me na sjell diqka tqart a loqk je miss per gjthmon
gentiana (29/06/2010 00:12:19) po po qashtu osht po mos u mashtroni

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime