E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Transplantimi i mustaqeve po bëhet një biznes gjithnjë e më i leverdishëm në Turqi. Këtë e dëshmon shifra 35 milionë euro që solli kjo “degë e re ekonomike”.
Transplantimi i mustaqeve – një punë e leverdishme në Turqi











Edhe pse mustaqet në Perëndim kaherë kanë dalë nga moda, në Turqi dhe në Lindje të Afërt ku gjendet aforizmi “Burri pa mustaqe si shtëpia pa ballkon”, ato shprehin mashkullinë, pjekurinë dhe forcën, transmeton portali l Magazin.

Antropologu nga Instituti francez për gjuhë e letërsi turke në Stamboll , Benoix Flice sqaron se forma e mustaqeve flet për përkatësinë politike të bartësit të tyre.

"Mustaqet e shpeshta e të trasha, sikur ato të Stalinit, barten nga majtistë ose nga kurdë, mustaqet e holla sikur ato të kryeministrit Erdogan barten nga konservatorët, ndërsa mustaqet e imëta rëndom pëlqehen nga djathtistë”,pohon Flice.

Për këtë arsye një numër ekspertësh që merret me transplantim flokësh në Turqi, ka vendosur t’iu bëjë çarenë burrave që nuk kanë, nga natyra, aq sa do të kishin dashur mustaqe.

Aktualisht në Stamboll më shumë se 250 klinika merren me transplantim mustaqesh.

Publikuar: 25.01.2014 | 16:48
Lexuar: 2585 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime