E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Napoli ndalet për herë të parë këtë vit kalendarik, duke treguar edhe një herë probleme në përballjet me kundërshtarë të cilësuar inferiorë në letër. Në “San Paolo”, kur pritej sulmi ndaj Romës, armata e Benitez ndalet në një barazim 1-1 nga Chievo.
Napoli ndalet në “San Paolo”











Madje të kaltërit i kanë shpëtuar turpërimit në fundin e takimit pikërisht me anë të mbrojtësit Raul Albiol. Në një farë mënyrë historia e Davidid me Golian përsëritet, teksa Chievo del me kokën lart dhe një barazim të merituar në një nga stadiumet më të nxehta të Serisë A. Në tentativën për t’iu afruar Juventusit dhe Romës, Napoli tregon edhe një herë limite, ku më shumë se probleme organizimi shfaq probleme ekuilibri.

Gabimet e shumta të vendasve shfrytëzohen më së miri nga djemtë e Corinit, që në fushë shfaqen kompaktë. Edhe pse ka rikuperuar Hamsik nga minuta e parë, loja e Napolit nuk shkon, edhe pse Callejon e Mertens provojnë të testojnë Puggionin.

Por avancimi i belgut krijon probleme në mbrojtje duke lënë Revelliere të vetëm përballë Sardo dhe Thereau që kërkon të vendosë në vështirësi francezin. Në një aksion të tillë veronezët gjejnë golin pikërisht me Sardon. Megjithatë Mertens shënjestron shtyllën ndërsa Higuain gabon një gol të sigurtë duke treguar se nuk është mbrëmja e tij. Pjesa e dytë nis me Napolin agresiv, por Chievo nuk tërhiqet duke ruajtur me fanatizëm golin e shënuar.

Benitez hedh në fushë edhe Jorginho që bën debutimin me fanellën e kaltër. Loja zhvillohet vetëm në një fushë, atë të miqëve teksa Mertens gjen shtyllën e dytë. Tashmë porta e Pugionit kthehet në një tabelë qitjeje, e cila do të dhunohet vetëm në minutën e 88 kur Raul Albiol barazon pas një krosi të të zakonshmit Mertens. Një gol që shpëton Napolin nga turpi por që bën skuadrën dhe në veçanti Benitez të reflektojë.

Publikuar: 26.01.2014 | 11:10
Lexuar: 655 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime