E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lionel Messi është rikthyer në dispozicion të Barcelonës dhe Ancelotti shkëput një mendim edhe për argjentinasin.
Ancelotti: Bale do të luajë në të djathtë
“Gareth Bale është komod në krahun e djathtë të sulmit dhe aty do të vazhdojë të luajë”. Kjo është fjalia me të cilën e ka nisur konferencën e shtypit trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Espanyol. Ai shton se uellsiani nuk do të aktivizohet në këtë takim për shkak të një problemi fizik, ndërsa e pranon se në formacion do të ketë ndryshime.

“Po është e vërtetë që do të bëj disa ndryshime por vetëm për të shmangur rrezikun e dëmtimit për disa lojtarë. Kemi një avantazh të vogël pas fitores 1-0 por ndeshja mbetet e hapur, prandaj ekipi që do të zbresë në fushë do të japë maksimumin”.

Lionel Messi është rikthyer në dispozicion të Barcelonës dhe Ancelotti shkëput një mendim edhe për argjentinasin.

“Ai ka treguar një gjendje të mirë fizike. Besoj se është rikuperuar plotësisht dhe tashmë po i jep një dorë të madhe ekipit të tij. Edhe pse nuk po shënon rregullisht, ai mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për Barcelonën”.


Primera Division është më e hapur se kurrë tani që Reai ndodhet vetëm një pikë larg dyshes kryesuese dhe tekniku italian shprehet i kënaqur për këtë situatë.

“E dinim se ndaj Granadas nuk do ta kishim të lehtë por skuadra luajti me besim të madh në vetvete. Konkurrenca e lartë për titullin këtë vit shikon tre skuadra protagoniste dhe ky është një sinjal i mirë për futbollin spanjoll”.

Publikuar: 27.01.2014 | 17:24
Lexuar: 727 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime