E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndryshe, kryetari i Komisionit për çështje evropiane Misini në konferencë pyeti pse Greqia, si promovuese e njohur e zgjerimit, sot, në momentin kur kryeson me Bashkimin Evropian, prë fat të keq nuk e ka zgjerimin si prioritet.
Shmanget një incident diplomatik në Parlamentin grek në lidhje me Maqedoninë

Në Parlamentin grek dje për pak është shmangur një incident diplomatik kur përfaqësuesi i Maqedonisë e quajti vendin e tij Republika e Maqedonisë dhe e kritikoi kryesimin grek me BE-në se zgjerimi nuk është në mesin e prioriteteve të tij.

Këtë sot e komentojnë pothuajse të gjitha mediat greke, duke u përqendruar në pjesëmarrjen e kryetarit të Komisionit kuvendor për çështje evropiane, Hajrulla Misini në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të BE-KOSAK, që u mbajt në Athinë, në kuadër të kryesimit grek me Bashkimin Evropian.

"Misini e quajti vendin e tij me emrin kushtetues" shkruan "To Vima" duke shtuar se pas komentit të përfaqësuesit të Maqedonisë, "Venizelos është kthyer në temë dhe në mënyrë diplomatike e ka kthyer çështjen në dimensionet e vërteta ndërkombëtare".

"Në lidhje me vërejtjen e mikut tonë të dashur nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë: nëse e kam kuptuar mirë ai është i partisë së kryesuar nga zotëri Ahmeti, me të cilin pata mundësi të takohem në Athinë para disa muajve. Do ta përsëris atë që e kam thënë paraprakisht. Greqia nuk ka vërejtje, të cilat kanë të bëjnë me diçka absurde apo diçka të tepruar. Ne dëshirojmë të plotësohen kriteret e përgjithshme dhe të arrihet zgjidhje e dakorduar në lidhje me emrin", transmetojnë mediat greke përgjigjen e Venizelosit i cili e ka përsëritur qëndrimin për emër të ndërlikuar me referencë të përgjithshme, i cili përfshin përcaktim gjeografik të termit "Maqedonia".

Ndryshe, kryetari i Komisionit për çështje evropiane Misini në konferencë pyeti pse Greqia, si promovuese e njohur e zgjerimit, sot, në momentin kur kryeson me Bashkimin Evropian, prë fat të keq nuk e ka zgjerimin si prioritet.

Ai iu referua pesë rekomandimeve pozitive nga ana e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si argument se i kemi plotësuar kriteret e Kopenhagës. (mia)

Publikuar: 28.01.2014 | 13:33
Lexuar: 605 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime