E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përkrahje për protestën e studentëve kanë shprehur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Ndërpritet me dhunë protesta e studentëve në Prishtinë







Është ndërprerë me dhunë protesta e studentëve para Universitetit të Prishtinës. Policia e Kosovës ka arrestuar 25 studentë, anëtarë të Lëvizjes për Barazi “Studim, Kritikë, Veprim”, të cilët me brohoritje dhe parulla të ndryshme, kishin bllokuar hyrjen në rektorat që në ora 07.30 në mëngjes, duke e bërë të pamundshme hyrjen e stafit akademik në rektorat. Studentët thonë se dhuna e shfrenuar e policisë ka lënë të lënduar rëndë disa studentë.

“Gjatë intervenimit, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë përdorur dhunë të shfrenuar mbi studentet protestues. Kur padrejtësia është mënyra normale e funksionimit të pushtetit, pushteti bëhet i dhunshëm në momentin e parë kur qytetari lufton padrejtësinë. Gjatë intervenimit të sotëm, duke mbrojtur Rektorin, e sulmuar studentët, Policia e Kosovës i ka lënduar rëndë aktivistët Alisa Hasani, Dardan Konjufca, Veron Hasani dhe Vigan Aliu”, thuhet në reagimin e studentëve.

Përkrahje për protestën e studentëve kanë shprehur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

“Një prej arsyeve të gjendjes ekonomiko-politike të shtetit tonë është gjendja e Universitetit të Prishtinës. Studentët me të drejtë protestojnë ndaj gjendjes së krijuar dhe fakteve të paraqitura këtë javë, përderisa hetimet duhet të fillojnë drejt atyre që kanë keqpërdorë pozitën për tu avancuar. Përndryshe, mosreagimi tani do të ketë pasoja shumëvjeçare për gjendjen tonë politike, sociale e ekonomike”, shkruan Shend Ahmeti në Facebook.

“Këto foto nuk i duhen Kosovës se Lirë! Kosovës i duhen foto pune, mësimi e studimi, foto jete e jo dhune”, ka shkruar Jakup Krasniqi.

Studentët po protestojnë para rektoratit të UP-së për të kërkuar dorëheqjen e rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi. Gashi në vitin 2012 u zgjodh rektor i UP-së në mënyrë unanime nga Bordi i Universitetit të Prishtinës, ndërsa para marrjes së detyrës si rektor, Gashi ishte zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Benjamin Arifi

Publikuar: 28.01.2014 | 18:24
Lexuar: 1270 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime