E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi është që disa grupe të caktuara të ndjeshme të marrin medikamente pa ose me pagesë plotësuese më të vogël. Ajo shpjegoi se janë të vetëdijshëm se me propozim çmimet referente të medikamenteve nuk munden menjëherë të vendosin rend dhe se që të ndodh kjo duhet mbështetja edhe nga institucionet tjera.
Për 50 medikamente pritet ulje e çmimeve












Për 50 medikamente kompanitë farmaceutike furnizues kanë dhënë pajtueshmëri në takimet e mbajtura javën e kaluar në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë (FSSM) që t'i ulin çmimet e vetme.

Drejtoresha e FSSHM-së Maja Parmarxhieva Zmejkova në takimin e sotëm me gazetarët informoi se ky është sukses i madh për Maqedoninë dhe se paralelisht edhe tetë medikamente plotësuese do të jenë pa pagesë shtesë, me çka deri tani numri i tyre është 144. Sot dhe nesër, pritet që ata të parashtrojnë kërkesa deri te Byroja për medikamente pranë Ministrisë së Shëndetësisë për ulje të çmimeve të vetme.

Kur do të merren kërkesat do të dihet se nëse edhe më shumë do të rritet numri i medikamenteve pa pagesë plotësueseose edhe më shumë do të ulet pagesa plotësuese. Nga FSSHM-ja thonë se në 10 ditët e ardhshme do të finalizohen marrëveshjet me furnizuesit dhe do të dalin me propozimçmime konkrete referente të cilat do të miratohen në Këshillin drejtues.

Sipas Parnarxhieva Zmejkovës, qëllimi është që disa grupe të caktuara të ndjeshme të marrin medikamente pa ose me pagesë plotësuese më të vogël. Ajo shpjegoi se janë të vetëdijshëm se me propozim çmimet referente të medikamenteve nuk munden menjëherë të vendosin rend dhe se që të ndodh kjo duhet mbështetja edhe nga institucionet tjera.

Në shkurt Fondi i publikoi propozim çmimet referente në bazë të Rregullores për konfimimin etyre dhe shfrytëzim në katër vende referente - Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Bullgari.

Parnarxhieva Zmejkova theksoi se vetëm pesë për qind e mjekëve amë nuk i kanë respektuar regjimin për përshkrim të medikamenteve dhe se në vitin 2009 vendoset kontroll i sektorit farmaci pranë FSSHM.

Pas takimit me gazetarët, zëdhënësi i FSSHM-së Dejan Gacov deklaroi se lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2 shkurtit për heqje të dispozitës nga ligji sipas së cilës pacientët në Maqedoni mund të mjekohen vetëm në institucionet shëndetësore të cilat kanë të lidhur marrëveshje me FSSHM-në, për momentin përfundimisht me javën e kaluar në Fond kanë mbërritur 517 kërkesa për refundime në të gjitha 30 shërbimet rajonale të FSSHM-së nëpër qytete.

"Fondi do t'i paguajë të gjitha rastet të cilat kanë dokumentacion të kompletuar. Kryesisht bëhet fjalë për pushime mjekësore të lindjes dhe diagnoza kardiologjike", theksoi Gacov.

Publikuar: 23.03.2010 | 04:28
Lexuar: 1815 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime